Rama: Hetim 155 objekteve në kategorinë e rrezikut! Të verifikohet çdo pronë ku do të ndërtohen lagjet e reja, KÇK ka bërë punën e vet (VD)

7 Dhjetor 2019, 07:06| Përditesimi: 7 Dhjetor 2019, 10:50

  • Share

TIRANE- Hotelet duhet të zbrazen pas vitit të ri. Kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e fundit në kushtet e jashtëzakonshmërisë. Rama tha se hapja  dyerve duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse duan të qëndrojnë në hotel për festa edhe nëse nuk kanë dëme nga tërmeti. Ai u shpreh se ka dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira derisa të mbarojë ndërtimi i shtëpive, ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti, ndërsa u shpreh se për ta është parashikuar edhe një fond shtesë për transportin. Kryeministri deklaroi se do të nisë blerja e apartamenteve, ndërsa shtoi se do të negociohet me pronarët e apartamenteve stok për çmime të ulëta, pasi siç tha ai, ky nuk është rasti për të bërë tregti.

Rama tha Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkë me bashkitë duhet të përgatisin një raport me zonat ku do ndërtohet për të bërë verifikimin me hipotekë të çdo prone ku do të bëhet ndërtimi i lagjeve të reja dhe se raporti duhet të jetë gati javën e ardhshme. Ai u shpreh se Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta ndarë punën me organizatat që të dislokohet fondi i tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se po vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.

Rama rikujtoi edhe njëherë afatin 15 Dhjetor për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

Ora 08:19
Rama: Shtëpi e kujdestare për Alesion që shpëtoi pasi u hodh nga kati i 5! Ata që jetonin në pallatet e shembura do vijnë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama rikujtoi edhe njëherë afatin 15 Dhjetor për strehimin në banesa të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai tha se për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar që humbi babanë dhe motrën nga shembja e pallatit në Thumanë, duhet gjendur një kujdestare, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do sillen në Tiranë, pasi ata kanë përjetuar momente tmerri dhe nuk mund të qëndrojnë atje.

"Data 15 është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi ata që kanë humbur të afërmit. Edhe ata kalamajtë që ishin mbrëmë do shkojnë në shtëpi. Do kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, mund të rrijë përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është pronari i shtëpisë. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura do i sjellim këtu. Ata  e kanë tmerr. Edhe ata që kanë humbur njerëz, edhe ata që nuk kanë humbur", tha Rama.

Ora 08:10
'Hapja e dyerve tani të jetë e kujdesshme', Rama: Hotelet të zbrazen pas Vitit të Ri, kemi dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë

Hotelet duhet të zbrazen pas vitit të ri. Kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama. Rama tha se hapja  dyerve duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse duan të qëndrojnë në hotel për festa edhe nëse nuk kanë dëme nga tërmeti. Ai u shpreh se ka dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira derisa të mbarojë ndërtimi i shtëpive, ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti.

"Hotelet duhet të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve tani duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse mund të ketë disa që thonë hajde se po shkojmë në hotel të kalojmë Vitin e Ri aty. Në hotel tani janë 4000 e disa qindra persona që janë më të prekurit, jo të gjithë, por kjo tani është kapërcyer. Familjeve në hotele do i ofrojmë dy rrugë, rrugën e qirasë me lekë në dorë, merr fondin derisa ne të japim shtëpinë e re. Brenda atij fondi në Durrës dhe Thumanë ka dhe një ekstra për transportin. Rruga tjetër është t'ia ofrojmë ne. Kjo është shtëpia me qira futu. Ne i kemi alternativat prandaj nuk kanë pse të qëndrojnë në hotel. Familjet që do futen me qira të skanohen. Jo ata që nuk kanë lidhje me tërmetin drejtpërdrejtë. Ata të kthehen atje ku ishin", tha Rama.

Ora 08:05
Rama: Do i kërkojmë Kuvendit të shtyhet periudha e emergjencës

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se është përgatitur një kërkesë për shtyrjen e periudhës së gjendjes së jashtazakonshme që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet.

"Kemi përgatitur edhe një kërkesë për Kuvendin për shtyrjen e periudhës së emergjencës që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet", tha Rama.

Ora 08:03
Rama: Të përgatitet raporti me zonat ku do rindërtohet! Të verifikohet çdo pronë me hipotekë, KÇK ka bërë punën e vet

Kryeministri Edi Rama tha Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkë me bashkitë duhet të përgatisin një raport me zonat ku do ndërtohet për të bërë verifikimin me hipotekë të çdo prone. Ai tha se raporti duhet të jetë gati javën e ardhshme.

"Të përfshihet enti i banesave në procesin e rindërtimit i lidhur me fondin. Drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Duhet të integrohet në programin e rindërtimit. Puna për ligjin e posaçëm për zbatimin e programit të rindërtimit po ecën në mënyrë që ai të kalojë në Kuvend në datë 19. Fondi me bashkitë duhet të përgatisë raportin me të dhënat në zonat ku do ndërtohet. KÇK ka bërë të veten kur ne kemi bërë punë të tjera dhe duhet verifikuar me hipotekë çdo pronë. Që të mos shohim në hartë një pronë shtet. Raporti duhet të jetë gati javën e ardhshme me të gjitha të dhënat", tha Rama.

Ora 07:55
Rama: Të hënën mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, të ndahet puna me organizatat solidare!

Kreu i qeverisë deklaroi se Komitetit Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta ndarë punë me organizatat që të dislokohet fondi i tyre.

'Duhet bërë unifikimi i procedurës për dhënien e lejeve. Nuk duhet të humbasim kohë me mermetimet. Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do mblidhet ditën e hënë. Duhet të ndajmë punën me organizatat solidare për të dislokuar fondin e tyre. Pjesën më të madhe të punës të rindërtimit në zona urbane dhe duke qenë se ata kanë eksperiencë me banesat eventuale, do ndajmë një princip dhe puna do monitorohet. Do përgatisim një kalendar. Duhet të jetë i qartë edhe plani i transparencës për donacionet, në mënyrë që pavarësisht ekzekutimit, administrimi dhe monitorimi të bëhen të përbashkëta", tha Rama.

Ora 07:47
Çuçi: Pas Tiranës edhe Durrësi do miratojë bonusin e qirasë! Deri tani 18 investitorë të angazhuar për të bërë riparimet

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi tha se ka kaluar në 13000 numri i njerëzve të strehuar në hotele, ndërsa njoftoi se pas Tiranës edhe Durrësi do të miratojë bonusin e qirasë akomodimin e njerëzve në ambiente me qira. Ai tha se ka pasur një angazhim të investitorëve për të nisur riparimet në pallatet me dëme nga tërmeti.

"Ka kaluar numrin 13 000 të njerëzve që janë strehuar në hotele, çadra, qendra sociale dhe kemi disa të mbetur nëpër palestra. Ka një rritje të kërkesës në Durrës për shkak të rikthimit të normalitetit. Bashkia e Durrësit besoj sot dhe nesër do marrë vendimin për bonusin e qirasë për të akomoduar njerëzit në ambiente me qira. Puna me evidentimin besoj se ka marrë rrugën e duhur për sa i përket infrastrukturës për të përgatitur raportin përfundimtar. Kam pasur një takim me përfaqësues të tre organizatave dhe brenda janarit do kemi raportin përfundimtar sipas këtij standardi. Ka pasur një angazhim serioz të gjithë firmave që kanë kontribuar në këtë proces. Nuk do kemi asnjë nga objekte të prishur me inerte por çdo gjë do jetë pastruar. Kemi një angazhim të investitorëve. Ka shkuar në 18 numri në Durrës për të bërë riparimet në pallatet me dëme. Po ecet në këto drejtime dhe besoj se me sistemimin e njerëzve në banesa me qira do shkojmë drejt një normaliteti më të pranueshëm", tha Çuçi.

Ora 07:39
Rama: 33 objekte të prishura, 5 në proces! Po mblidhen dokumentacionet për hetimin e 155 të tjerëve në kategorinë e rrezikut

Kryeministri Edi Rama tha se në tre qarqet e prekura nga tërmeti, Tiranë, Durrës dhe Lezhë janë në terren 103 grupe në terren. Ai tha se janë shembur 33 objekte dhe 5 në proces, ndërsa vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.

"Aktualisht kemi një terren 103 grupe inspektimi në të treja qarqet e prekura dhe kemi një numër të konsiderueshëm grupesh të ekspertëve të huaj që mbështesin ekspertimet. Dua të qëndroj tek nevoja e planit të veprimit për shembjet. Janë 33  objekte të shembura, 5 në proces. Vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut. Nuk mund të vazhdojë gjatë kjo histori. Duhet bërë edhe ndarje e punëve për këtë plan, prishja e objekteve dhe përcaktimi i grupeve që do të bëjnë monitorimin", tha Rama.

Ora 07:25
Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, të negociohet me pronarët që i mbajnë stok për një çmim të ulët

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje të gjithë pronarëve të apartamenteve stok që të ulin tavanin e çmimeve për të sistemuar në hotele, çadra dhe palestra.

"Durrësi është pak më problem. Po përgatitet edhe thirrja për të dhënë leje për blerjen e apartamenteve. Çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku me një thirrje për ata që kanë apartamente stok me një çmim të ulët. Do marrim çmimin më tavan të ulët që do të përcaktojmë, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave", tha Rama.

Ora 07:21
Rama: Kjo është mbledhja e fundit në kushtet e jashtëzakonshmërisë

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është mbledhja e fundit që zhvillohet në kushtet e jashtëzakonshmërisë.

"Kjo është mbledhja e fundit që bëjmë në kushtet e jashtëzakonshmërisë, mbledhjet e tjera do fokusohen në zyrën e ministrit të plotfuqishëm", tha Rama.

Komento

Komente

  • Erla: 09/12/2019 19:59

    Jep doreheqjen o edo, ,o mesues vizatimi ,,ik se le nam je komplet i paafte ,,i korruptuar,hajdut njesoj si saliu,,vetem nuk je kriminel,,saliu ishte dhe kriminel,,,largohu se as turqia nuk te jep para se e di qe i vjedh,,c'taksirat te ka populli qeu godit nga termeti,,vendos nje njeri te shkolluar jashte te pakorruptuar ne krye te qeverise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?