Kyriakos Mitsotakis

Maqedonia e Veriut sfidon Greqinë, Mitsotakis paralajmëron pasoja: Rruga në BE e mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës

17 Maj, 12:31| Përditesimi: 17 Maj, 15:12

  • Share

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut duke thënë se rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Për çështjet e pazgjidhura me fqinjin tonë verior, do të doja të jem absolutisht i qartë, ne kishim thënë që pasi të votohet, duhet ta zbatojmë. Nëse mendojnë se disa njerëz mund ta sfidojnë, do të dinë dy gjëra: Rruga për në BE do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen derisa të ketë respektim absolut me atë që parashikon Marrëveshja”, tha kryeministri.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Fillimisht ishte përdorimi nga presidentja e re maqedonase e referencës së vjetër dhe jo emrin të ri kushtetues ‘Maqedoni e Veriut’, gjatë betimit në parlament më 13 maj, nxiti reagime në Athinë, Bruksel, por dhe në Sofje.

Pas deklaratave të presidentes edhe  kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se ishte e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 17/05/2024 16:46

    Nese Europa identifikohet me Greqine, ju shofte emri!

    Përgjigju
  • Po mër po: 17/05/2024 15:32

    Po del që Greqia është problemi. Sa zgjidhi çështjen e Maqedonisë, filloi t'i krijojë pengesa Shqipërisë kot së koti me Bejlerë e Derbederë. Tani Maqedonia kuptoi që sado marrëveshje të bësh më Greqinë, Greqia asnjëherë nuk do jetë e kënaqur. Këtu problemi del Greqia që kujton se ka gjë në dorë. Nuk e kanë kuptuar që ka shtete më të fuqishme që i respektojnë këto dy vende dhe se për Greqinë nuk pyet njeri.

    Përgjigju
  • Blenard: 17/05/2024 14:53

    ky ngeli duke kercenuar me evrop njeher shqiperin njeher maqedonin a thua esht pronar i saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?