Bota

Kryeministri grek: Putin dhe Erdogan duan një tjetër qeveri në Greqi

30 Gusht 2022, 12:09| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 12:12

  • Share

Në kohën kur opozita po kërkon dorëheqjen e tij pas skandalit të përgjimeve, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një fjalimi tha se Rusia dhe Turqia duan një qeveri tjetër në Greqi.

Mitsotakis tha se Moska kërkon që përmes presionit ekonomik të krijojë destabilitet politik në vendet që janë kundër saj.

“Moska kërkon përmes presionit ekonomik të krijojë trazira sociale, por edhe destabilitet politik brenda vendeve që reagojnë ndaj planeve të saj. Është kostoja e përballuar nga fronti i lirisë, ligjit ndërkombëtar dhe demokracisë. Dhe dyshuesit duhet vetëm të shikojnë se sa i organizuar është shantazhi rus për energjinë dhe se si saktësia tentohet të bëhet një katalizator për të zmadhuar çështjet individuale dhe për të sfiduar, ndonjëherë krejtësisht, qeveritë kombëtare për ato shtete që në emër të Ukrainës mbrojtën dhe mbrojnë paqen, paprekshmërinë e kufijve dhe normalitetin demokratik në kontinentin tonë. Këtë nuk e fsheh zoti Putin, por as zoti Erdogan, i cili është shprehur publikisht se do të donte një qeveri tjetër në Athinë”, tha Mitsotakis.

Sanksionet që Perëndimi i ka vendosur Rusisë pas pushtimit të Ukrainës kanë sjellë destabilitet ekonomik në shumë vende të Europës, sidomos në aspektin energjetik.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?