Kryeministri i Izraelit shtrohet në spital, Netanyahu i nënshtrohet analizave

15 Korrik 2023, 19:00| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 19:16

  • Share

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u shtrua urgjentisht në spital ditën e sotme. Shkak kanë qenë temperaturat e larta të cilat kanë pushtuar vendin, deklaroi njëri nga punonjësit e zyrës së tij.

Sipas raportimit të CNN, ai u shtrua në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, në periferi të Tel Avivit. Një deklaratë e dhënë për CNN, thuhet se Netanyahu ishte ankuar se kishte pasur marramendje të lehtë.

Analizat e Netanyahut “dolën normale” dhe ai duket se është në “gjendje të mirë”, sipas një deklarate të bërë nga një punonjës i zyrës së tij.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i uroi Netanyahut "shërim të plotë" në një postim në Twitter.

Temperaturat në Izrael kanë arritur mbi 35 gradë Celsius prej disa ditësh dhe pritet të vazhdojnë në atë nivel për javën e ardhshme, ka njoftuar Shërbimi Meteorologjik i Izraelit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?