Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti: Kosova dhe Serbia tashmë kanë marrëveshje e jo vetëm dialog

22 Tetor, 16:27| Përditesimi: 22 Tetor, 16:35

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka folur shkurt për dialogun tha se tashmë Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje e jo vetëm dialog.

Kurti nuk ka komentuar takimin që zhvilloi dje me ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien.

Pas takimit përmes një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës u tha se temë diskutimi në këtë takim ishte dialogu Kosovë-Serbi e nevoja për dorëzim të Milan Radoiçiqit në Kosovë.

Këtë koment të shkurt, kryeministri i vendit, Albin Kurti e bëri pas ceremonisë së lansimit të projektit të Këshillit të Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”.

Sa i takon projektit, Kurti u shpreh se Kosova ka bërë përparime domethënëse për pakicat në Kosovë.

Derisa tha se i pret shumë punë përpara, Kurti listoi edhe disa nga veprimet që kanë ndërmarrë si ekzekutiv për qasje të barabartë. Drejtori i të Drejtave të Barabarta dhe Dinjitetit në Këshillin e Evropës, Jeroen Schokkenbroek deklaroi se të drejtat e njeriut janë në zemër të misionit të Këshillit të Evropës, prandaj theksoi se në këtë botë komplekse mbrojtja e të drejtave të njeriut është më e rëndësishme se kurrë.

Sipas tij përmes iniciativave të tilla synohet ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Ajo theksoi se projekti “Së Bashku” në kohezion shoqëror duke përforcuar të drejtave e pakicave kombëtare ka për qëllim të ofroj mundësi arsimi në gjuhën e pakicave.

Ndërsa, shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey teksa shpalosi objektivat e projektit tha se synohet fuqizimi i kapaciteteve institucionale për respektimin e të drejtave të pakicave./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?