Kryendeshja që referon më të fortin, të shtunën Egnatia-Partizani! Vllaznia do të lërë pas krizën, Osmani: Duhet qetësi kundër Laçit

10 Nëntor 2023, 14:07| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 16:36

  • Share

Egnatia-Partizani është supersfida e javës së 13 të Superligës, që do luhet të shtunën në orën 13:30. Të dy ekipet ndajnë vendin e parë me 26 pikë dhe 90 minutat në Rrogozhinë do jenë më shumë se një ndeshje normale.

Po të shtunën, por në orën 17:00 Vllaznia që po kalon një krizë, pasi renditet e teta, do të presë Laçin.

“Në futboll e kalon një problem dhe vjen një tjetër, por ekipit i duhet një qetësi maksimale për të qenë gati për ndeshjen me Laçin,”-u shpreh Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

Në Korçë Skënderbeu do tentojë të rikthehet te fitoret pas 6 ndeshjes, teksa pret Teutën.

“Kemi nevojë për pikët, pasi në 5 ndeshje vetëm 2 pikë është shumë pak për ne. Mendojm vetëm për fitoret dhe për pikët. Do e mbyllim me sukses nesër ndeshjen, pasi ky është mendimi i klubit, lojtarëve, stafit,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Në Kategorinë e Parë, Flamurtari që ka objektiv kthimin në Superligë, pret në Vlorë në orën 13:30 Tomorin.

“Na duhet një fitore sepse ka një specifike të veçantë që të gjithë rivalët luajnë kundër njëri-tjetrit. Kemi mundësi shumë më të mirë për të rikuperuar pikë dhe për t’u futur në garë për objektivat që kemi,”-deklaroi Emiliano Çela, trajner i Flamurtarit.

Pas 10 javësh kampionat Flamurtari renditet në vendin e pestë me 18 pikë, 8 më pak se Bylisi i vendit të parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?