Sendet e sekuestruara

Kronikë

Vidhte në vendet e BE-së, vihet në pranga 30-vjeçari në Kurbin! Në banesë iu gjetën ora, unaza, byzylykë dore, varëse dhe municion luftarak

5 Qershor 2021, 11:24| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 12:21

  • Share

Një 30 vjeçar është vënë në pranga të policisë në Kurbin pasi ka kryer disa vjedhje në disa banesa në vendet e BE-së. Bledar Nezha, banues në Kurbin, ishte arrestuar edhe më parë jashtë vendit.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 30 vjeçarit, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale", “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?