Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas për një vizitë tre-ditore për të treguar solidaritet.
Justin Welby do të takohet me krerët e kishave të Ukrainës për të dëgjuar rrëfimet e tyre për atë që po ndodh në vend, raportojnë mediat e huaja.
Ai gjithashtu do të takojë refugjatët ukrainas dhe personat e zhvendosur brenda vendit, duke vëzhguar punën e kishave dhe bamirësive për t'i ndihmuar ata.
Kryepeshkopi tha se ukrainasit do të përballen me një "dimër thellësisht të vështirë" dhe tha se dëshiron të mësojë se si Kisha e Anglisë mund t'i mbështesë ata.
Gjatë rrugës për në Ukrainë dje, ai takoi refugjatë ukrainas në Varshavë të Polonisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Gjykatë Speciale për të hetuar krimet e Rusisë! E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, 1 i plagosur
S.S/ReportTv.al