Holta Zacaj

Kryetarja e 'Kushtetueses', Zaçaj: Liria e shprehjes dhe mendimit, një nga gurët më themelorë të një shteti demokratik

15 Mars, 15:55| Përditesimi: 15 Mars, 15:58

  • Share

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, dhe anëtari i kësaj Gjykate, Genti Ibrahimi, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të 60-vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, në Shkup. 

Tema e kësaj Konference ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese - gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit” u trajtua në dy sesione nga pjesëmarrësit – kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave kushtetuese homologe të rajonit, të GJEDNJ-së, si dhe përfaqësues nga Komisioni i Venecias.

Në sesionin e parë referoi edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj. Në fjalën e saj, Zaçaj theksoi “se liria e shprehjes dhe mendimit konsiderohet si një nga gurët më themelorë të një shteti demokratik. Ajo luan një rol vendimtar për të garantuar transparencën e llogaridhënien si elementë të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë në çdo vend”.

"Pa lirinë e shprehjes nuk mund të ketë pluralizëm, tolerancë dhe vullnet të lirë politik, dhe pa to nuk mund të ketë shoqëri demokratike. Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se liria e shprehjes nuk është e pakufizuar dhe duhet të balancohet me të drejta dhe interesa të tjera, si mbrojtja e dinjitetit njerëzor, siguria publike dhe parandalimi i nxitjes së urrejtjes ose dhunës, e drejta e privatësisë. Ushtrimi me përgjegjësi i kësaj të drejte përfshin respektimin e të drejtave të të tjerëve dhe shmangien e abuzimit ose përdorimit të papërgjegjshëm të fjalëve të dikujt.” - përfundoi fjalën e saj Zaçaj.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?