Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, mesazh për datëlindjen e Nënë Terezës: Shërbëtore e angazhuar e paqes

26 Gusht 2022, 14:09| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 14:12

  • Share

1656086326_321713.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot me një mesazh ditëlindjen e Nënë Terezës.

“Sot është ditëlindja e Nënë Terezës, shqiptares së madhe që me jetën, përkushtimin, mësimet dhe veprën e saj na frymëzoi dhe edukoi ta shohim botën me sytë e dashurisë, shërbimit, mirësisë, paqes dhe besimit.

Nënë Tereza ishte edhe një shërbëtore e angazhuar e paqes. Sot, në këtë botë të trazuar, kur lufta në një pjesë të planetit jo larg nesh është jo më një rrezik, por realitet, janë domethënëse fjalët e Nënë Terezës: “Paqja nuk vjen me pushkë e bomba, por me dashuri e dhembshuri!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.


Lajmi kryesor:

Ditë e shënuar për botën! Sot 112 vjetori i lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?