KSHH: Mbështesim
presidentin konsensual

19 Prill 2012, 13:28| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe një grup shoqatash joqeveritare mbështesin zgjedhjen e një presidenti konsesual. Në një deklaratë të përbashkët nënshkruar nga dhjetë shoqata joqeveritare, duke iu referuar nenit 86 të Kushtetuës ku thuhet se Presidenti/ja si kryetar/re i shtetit përfaqëson unitetin e popullit bëjnë të domosdoshme frymën e mirëkuptimit dhe dialogut konstruktiv gjatë këtij procesi.
“Zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk mund dhe as nuk duhet të jetë monopol i partive politike parlamentare. Konsensusi i gjerë për zgjedhjen e Presidentit/es të vendit, si dhe diskutimi e konsultimi me grupe të ndryshme shoqërore, si ato të sektorit akademik, të shoqërinë civile, specialistë të shquar të medieve, organizatat e profesionistëve etj., do ta bënin më gjithëpërfshirës dhe transparent këtë proces” thuhet në deklaratë
“Komiteti Shqiptar i helsinkit dhe organizma të tjerë joqeveritarë mbështesin zgjedhjen e një presidenti mbi palët, me integritet moral,më kurajë civile dhe të mbajë vazhdimisht komunikim konstruktiv dhe të vazhdueshëm me organet e tjera të shtetit”-pëerfundon deklarata e përbashkët e dhjetë OJQ-v.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?