Kronikë

Kthehen lipsanet (eshtrat) e Shën Joan Vladimirit në manastirin me të njëjtin emër në Elbasan, Rama i pranishëm në ceremoni (VIDEO)

12 Prill 2021, 11:27| Përditesimi: 12 Prill 2021, 12:08

  • Share

Lipsanet (eshtrat) e Shën Joan Vladimirit janë kthyer sot në manastirin me të njëjtin emër në Elbasan, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kryeministri e konsideron këtë "një çast emocionues" në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, ndërsa thotë se një gjë e tillë u arrit falë nxitjes këmbëngulëse të Evis Kushit dhe Taulant Ballës, të dy kandidatë për deputetë në Elbasan.

"Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Joan Vladimirit, një çast emocionues në jetën e komunitetit ortodoks të Elbasanit dhe krejt Shqipërisë, falë nxitjes këmbëngulëse të Evisit e Taulantit, në mbështetje të komunitetit e të autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare", thotë Rama.

Ndërkohë, Margariti u shpreh se eshtrat u morën nga fondi muzeor i Muzeut Kombëtar dhe se ka qenë një proces burokratik i vështirë.

"Jemi në Manastirin e Shën Joan Vladimirit, kemi ardhur për të përfunduar një proces që kishim nisur që është dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit që zbuluam se ndodheshin në fondin tonë muzeor të Muzeut Kombëtar. Jam mirënjohëse të gjithë atyre që na ndihmuan, ka qenë një proces burokratik i vështirë, por aty ku qëndron vullneti dhe falë edhe mbështetjes së kryeministrit, e kemi përfunduar me skukses", tha Margariti.

1618219043_edirama.jpg 

Foto nga ceremonia në manastirin e Shën Joan Vladimirit në Elbasan

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?