Gjallesa që i mbijetoi temperaturave të ulëta për 24 mijë vite

Bota

Kthehet në jetë pas 24 mijë vitesh i ngrirë, shkencëtarët zbulojnë mikroorganizmin në Siberi që i mbijetoi temperaturave të ulëta

8 Qershor 2021, 15:46| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:50

  • Share

RUSI- Një organizëm mikroskopik shumëqelizor është rikthyer në jetë pasi ka qëndruar i ngrirë për 24 mijë vjet në Siberi.

Shkencëtarët gërmuan mikrogjallesën e njohur si “rotifer bdelloid” nga lumi Alayeza në Arktikun rus.

Pasi u shkri, u zbulua nga shkencëtaret se ajo ishte në gjendje të riprodhohej nga në mënyrë aseksuale, pasi kaloi mijëvjeçar në një gjendje të animacionit të ngrirë të njohur si kriptobioza.

Ky rast “hedh” poshtë, rezultatet e mëparshme në të cilat thuhej se këto kafshë mund të mbijetonin të ngrirë deri në 10 vjet.  

Por studimi i ri, i cili është botuar të hënën, sugjeroi se mund të jetojnë për mijëra vjet.

“Organizmi, multiqelizor qëndron i ngrirë dhe ruhet për mijëra vite, dhe më pas tikthehet në jetë, një ëndërr e shumë shkrimtarëve”, tha Stas Malavin, një studiues nga Instituti i Rusisë i Problemeve Fizikokimike dhe Biologjike në Shkencën e Tokës.

Për të kuptuar se si këto krijesa arrinin të mbijetonin në grirje, shkencëtarët provuan të njëjtën gjë me mikroorganizmat “rotifer bdelloid” të cilat jetonin në rajone të ftohta.

Pavarësisht se jo të gjitha gjallesat arritën të mbijetonin, sipas studimit disa prej gjallesave kanë një mekanizëm që mund të mbrojë qelizat dhe organet e tyre nga temperaturat e ulëta për të mos ngrirë përfundimisht.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?