Presidenti Ilir Meta dhe kandidatja e PD, Grida Duma

Opinion

'Kthesa drejt fitores', me gjak dhe kërkim arkivolesh

20 Prill 2021, 10:13| Përditesimi: 20 Prill 2021, 10:17

  • Share

Rendja me egërsi nga Lulzim Basha, Grida Duma, Dash Shehi, e më pas Ilir Meta, të politizojnë ngjarjen e Kavajës, nuk është gjë tjetër veçse një dejavu, një film i parë gjithë këto 30 vjet nga ana e Partisë Demokratike.

Një mënyrë e tyre për të bërë politikë me gjakun dhe akoma më keq, me vdekjen.

Ngjarja e ndodhur mbrëmë në Kavajë, ku një person është plagosur në zyrën elektorale, është realisht një akt i rëndë, i cili natyrisht kërkon zbardhjen e menjëhershme dhe arrestimin e autorit.

Është Policia dhe Prokuroria, dy institucionet që duhet të flasin, më shumë se me deklarata, me veprimet e tyre proceduriale, pasi çdo fjalë e hedhur nga përfaqësuesit politik i hedh benzinë zjarrit.

Akuzat e bëra ndaj përfaqësuesve politikë të mazhorancës nga opozita, le t’i deklarojnë në Prokurori.

Kjo është rruga më normale dhe logjike për të ndihmuar zbardhjen, kurse fjalët e hedhura përpara kamerave, vetëm tensionojnë gjendjen, por edhe ndihmojnë mjegullën për të mos u zbardhur ngjarja.

Sot në mëngjes, personi i dyshuar për plagosjen në zyrën elektorale bëri një rrëfim publik.

Si bëri të ditur se është mbështetës i Partisë Demokratike dhe se ngjarja nuk ka pasur motiv politik apo përfshirje strukturash.

Sipas të gjitha gjasave, gjithçka do të zbardhet nga organet përkatëse; autori është rrëfyer edhe publikisht.

Me këtë, është më e lehtë zbardhja dhe procedurat e Prokurorisë dhe padyshim gjykatës, e cila do të shqyrtojë masën e sigurisë.

Të gjithë i pritnin deklaratat jashtë kontrollit nga Meta, jo thjesht për plagosjen e mbrëmshme, por edhe në ditët në vazhdim kjo do të ndodhë, pasi ai është në kërkim të votave të LSI-së, duke nxitur njerëzit që takon çdo ditë që të dalin në terren për të mbledhur vota në terr e atmosferë dhune.

Por deklarata e Lulzim Bashës, i cili ka premtuar se do të bëjë fushatë të qetë, ishte një rikthim tek “thirrja e gjakut”.

“Kavaja e di fare mire, të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave.

Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një  grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë, që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin.

E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë  është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët”, deklaroi mbrëmë Basha.

Ai e tha troçc se fitorja e PD-së vjen nga gjaku, nga përdorimi i viktimave, si kauza e vetme elektorale, kur ka dështuar në të gjitha dhe ku sipas çdo sondazheve, është i humbur në zgjedhje.

Si në vitin 1998, kur arkivolin e Azem Hajdarit e përdorën për të hyrë në Kryeministri, ndërkohë që cilësuan si autor të vrasjeve Fatos Nanon.

Si në vitin 2019, kur pasi bojkotuan zgjedhjet lokale, e në javën e fundit tensionuan situatën për të frikësuar zgjedhësit që të mos dalin në votime.

Si gjithmonë ata kërkojnë viktima, ndjellin tension dhe vrasje.

Jo për të marrë vota, pasi tensioni nuk shton vota, vetëm se frikëson ata që janë të pavendosur, apo dekurajon njerëzit që merren me aktivizëm dhe komisionerët e 25 prillit…/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?