Ktheu lokalin për të zhvilluar lojëra fati e baste sportive, ‘Skendina’ i vë prangat të riut në Tiranë

5 Janar 2022, 09:52| Përditesimi: 5 Janar 2022, 09:53

  • Share

Një 26 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka zhvilluar në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit në lokalin e tij në Tiranë. Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Skedina”, ku  Joni Ramadani, 26 vjeç, banues në rrugën "Siri Kodra", kishte kthyer lokalin e tij në rrugën "Xhanfize Keko", në një vend për të luajtur lojëra fati dhe vendosur baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?