Foto ilustruese

Kronikë

Ktheu shtëpinë e marrë me qira në 'serë' për kultivimin e kanabisit, arrestohet 62-vjeçari në Durrës! Procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE-së pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike

9 Maj 2021, 10:09| Përditesimi: 9 Maj 2021, 10:17

  • Share

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrs, i akuzuar për kultivim kanabisi. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Prend Çela, i cili kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Për pasojë janë proceduar penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Edmirand Estrefi 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe Sokol Dalipaj 38 vjeç, banues në Durrës, të akuzuar për "shpërdorim detyre", pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?