Kronikë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

24 Maj 2021, 07:26
  • Share

Dita e sotme do të kthjellime dhe rritje temperaturash.

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e masave ajrore me origjinë Jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta në territor. Këto kushte atmosferike vijojnë thuajse gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë vetëm zonat Veriore dhe skaji Juglindor ku pas mesditës do ketë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 10°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të dominojnë kushtet e motit në Europën Lindore dhe atë Veriore, po ashtu me vranësira dhe shira të pakët mbetet Qëndra e kontinetit. NDERSA kthjellimet do të dominojnë gjithë Europën Jugore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?