Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe temperatura deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

8 Nëntor 2024, 07:26
  • Share

Vendi ynë ditën e sotme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Prezencë e mjegullës së dendura nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 15°

në zonat e ulëta -1 deri 22°C

në zonat bregdetare 7 deri 22°C

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?