Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti ditën e sotme

26 Maj 2021, 07:30| Përditesimi: 26 Maj 2021, 07:31

  • Share

Dita parashikohet të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes PO ashtu rënia vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore, Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore MBETEN me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu. POR ndryshe paraqitet situata për Europën Jugperëndimore dhe gjithë Jugun e Kontinentit Europian KU moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë mbizotërues.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?