Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të jetë moti për sot

7 Maj 2021, 07:31| Përditesimi: 7 Maj 2021, 07:33

  • Share

Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, sipas MeteoAlb. Por mbrëmja sjell kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme paraqiten përgjatë zonave Juglindore duke gjeneruar shira të izoluar mëgjithatë në sasi të papërfillshme.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C  deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu dominojnë në  Europan Lindore, Vendet Nordike dhe Europën Qëndrore ku herë pas-herë do të ketë dhe erë të Vrullshme. Ndërsa moti i kthjellët vijon në Pellgun të Mesdheut dhe Europën Perëndimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?