Kthjelltësi dhe temperatura të larta, kush kërkon të udhëtojë favorizohet nga moti këtë të diel! Kujdes pasditen

2 Janar 2022, 07:32| Përditesimi: 5 Janar 2022, 11:13

  • Share

2022 ka hyrë pozitiv sa i përket motit. Sipas parashikimit të bërë nga MeteoAlb për ditën e sotme, do të mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.  

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?