Kthyen magazinat në 'shtëpi bari', arrestohen 6 persona në Shkodër! Sekuestrohen 100 kg kanabis, 187 rrënjë të bimës narkotike e municion luftarak

23 Dhjetor 2021, 11:06| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 11:19

  • Share

Llamba elektrike, ngrohës, impiante kondicionerësh për pastrim ajri e termometra për matjen e temperaturës..., 6 persona në Bushat të Shkodrës i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për ndërtimin e 'shtëpisë së barit', ku kultivonin sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjergj Vasija 33 vjeç, Kristjan Vasija 21 vjeç, Prendë Vasija 56 vjeç, Kristjan Nikolli 22 vjeç, Ardjan Kovaçi 36 vjeç dhe Andi Kapcari 25 vjeç, të cilët ranë sot në prangat e policisë, kishin kthyer dy magazina në 'shtëpi bari', ndërsa në aksioni e sotëm të policisë atyre iu sekuestruan 100 kilogramë kanabis, 1847 kubikë me lëndën narkotike, 0.5 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të OSHEE, Ardjan Kovaçi dhe Andi Kapcari të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike.

Magazinat e kthyera në 'shtëpi bari' ishin në pronësi të Gjergji Vasijas, i cili po ashtu kishte edhe një magazinë tjetër ku prodhoheshin vazo plastike për kultivimi e kanabisit, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Fenomeni 'shtëpi bari' duket se ka 'pushtuar' vendin tonë, ku çdo ditë policia njofton për operacion ku shkatërrohen aktivitet të tilla të paligjshme.

Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2021 02:19

    Dhe thuhet qe jane pakesuar sip.e mbjella me droge!Nuk jane pakesuar joo,thjesht po nderojne metode;duket qe tani po kalohet ne fazen e /shtepive te barit/,qe jane me te veshtira per t'u zbuluar nga policia.Nuk ke se c'thua,cunat qe po na i kthejne nga Britania,me poste speciale,shkuan me <<diplome>> dhe u kthyen me <<specializim>> per menyrat e kultivimit te droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?