Ku do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve shqiptarët? Durrësi sërish ‘i përkëdheluri’, mbi 5 mijë rezervime në hotele për natën gala

29 Dhjetor 2022, 16:42| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 16:47

  • Share

Menu e përzgjedhur me mjaft kujdes, muzikë live, numra humori, si dhe shumë surpriza të tjera i presin qytetarët në hotelet dhe resortet e Durrësit.

Strukturat akomoduese janë shumë të kënaqura me rezervimet, sidomos për natën gala të Vitit të Ri.

“Për datën 31 Dhjetor jemi 100 të rezervuar! Ndryshe nga vitet e tjera kemi dhe të huaj, bullgarë e sllovenë, të cilët kanë bërë paketë 3 ditore”, tha Blerim Norja administrator i një hoteli në Durrës.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që nuk do t’i kalojnë festat në shtëpi kanë rezervuar jo vetëm mbrëmjen gala, por edhe qëndrimin në hotele në datat 1 dhe 2 janar.

“Zakonisht klientët nga Durrësi apo Tirana e kanë traditë të festojnë më datë 31 dhjetor në darkë, ndërsa shqiptarët e Kosovës zakonisht vijnë në datat 1 dhe 2 janar”, tha me tej Norja.

Shifrat paraprake flasin për afërsisht 5000 rezervime në hotelet e restorantet e Durrësit për mbrëmjen gala të 31 dhjetorit. Çmimet variojnë sipas menusë, nis nga 50€ për person deri në 150€ për person.

Operatorët turistikë thanë se përpos vendasve, në Durrës do të festojnë dhe shumë turistë të huaj, sidomos nga vendet e Ballkanit.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?