Policia prej orësh nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet Alqi Bllako, për të cilin ka një mandat arresti për aferën e inceneratorëve. Teksa kjo ngjarje është e mbuluar me mister, akoma edhe më të paqartë e bën situatën avokati i tij, Sokol Hazizaj që ka publikuar një foto nga avioni ku shkruan "Ciao, përqafime". A është ky një mesazh për një arratisje të mundshme të klientit të tij, Alqi Bllako apo një foto e publikuar pa asnjë mesazh të fshehtë? Kjo mbetet për t'u parë...
Lajmi kryesor:
Arrestohet Alqi Bllako! SPAK: Kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij! Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre
B.K./ReportTv.al