Pep Guardiola, trajneri i City-t

Kualifikimi në çerekfinale është në pikëpyetje, Pep Guardiola: E di se do më gjykojnë për Champions-in

13 Mars 2023, 15:30
  • Share

Manchester City luan nesër në 21:00 me RB Leipzig për një biletë në fazën çerekfinale të Champions League. Dueli i parë në Gjermani përfundoi 1-1, me anglezët që paçka nivelit dhe shpenzimeve nuk e kanë të sigurt kalimin më tej. Përpara mediave, trajneri i City-t tha se do gjykohet për ecurinë në Champions. Pep Guardiola tregoi se Haaland duhet të jetë më aktiv në ekip.

“Aventura ime te Manchester City do të gjykohet duke fituar këtë kompeticion, e di mirë që në fillim, nga ndeshja e parë. Kjo nuk do të thotë se jam dakord. Nesër duhet të përpiqemi të imponojmë lojën tonë dhe ta fitojmë ndeshjen. Nuk vlen të shënosh shumë gola, vetëm duhet të fitojmë. Jemi në garë në tre fronte, e rëndësishme është të jemi gjallë në dy muajt e fundit”, tha fillimisht spanjolli.

Guardiola më pas goli edhe për paraqitjen e Haaland, me sulmuesin që nuk është ai i pjesës së parë të sezonit, paçka golit në fundjavë në kampionat.

"Një lojtar nuk duhet vetëm të shënojë. Natyrisht për një sulmues është gjëja kryesore, por ne kemi nevojë edhe për diçka tjetër. Ne kemi nevojë që ai të jetë i përfshirë, aktiv. Ne duhet dhe duhet të përmirësohemi në këtë pjesë", tha Guardiola.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?