Kujdes! 10 veprimet që ju çojnë nga sot drejt burgut, nga thyerja e rregullave në kohë epidemie deri tek presioni psikologjik ndaj anëtarëve të familjes

7 Maj 2020, 07:25| Përditesimi: 7 Maj 2020, 07:56

  • Share

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Parlamenti gjaë seancës së 16 prillit. Ndryshimet kriminalizojnë për herë të parë thyerjen e karantinës në kohë epidemie si dhe presionin psikologjik ndaj anëtarëve të rrethit familjar, ndërsa rrisin dënimin deri në 3 vite burg për dhunën në familje nga 2 vite që ishte. Nga sot 10 veprime përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burg. Deri më sot sjellje të tilla nuk ishin të ndaluara ose thjeshtë përbënin shkelje të lehta, që mund të ndëshkoheshin me gjobë. 7 vepra të reja penale kanë të bëjnë me thyerjen e karantinës në kohë epidemie dhe përhapjen e infeksionit me dashje apo pa kujdesia. Nga sot, shkelja e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie, dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesit dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Thyerja e karantinës dënohet me burg deri në tre vjet burg, ndërsa përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme dënohet deri në 5 vjet burg dhe deri në 8 vjet burg kur përhapja e infeksionit ka sjellë pasoja të rënda. Këto veprime dënohen me burg deri në 23 qershor 2020, që përkon me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësinë natyrore. Ndërkaq, deri në 3 vjet burg do të dënohet presioni psikologjik ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime. Me tre vjet burg do të dënohet edhe presioni psikologjik dhe dhuna ndaj gruas, ish-gruas, bashkëjetueses ose personit në lidhje apo ish-lidhje intime, morave, nipave, mbesave, vëllezërve, prindërve, vjehrrit, vjehrrës, nuses, kunatës etj. Kur kjo vepër përsëritet dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg.

10 veprimet që ju çojnë drejt burgut

1. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, kur shkelësi ka marrë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj

2. Thyerja e rregullave në kohë epidemie, duke ushtruar aktivitet tregtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

3. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinim, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

4.  Shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.

5. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

6. Përhapja e sëmundjes infektive nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

7. Përhapja me dashje ose nga pakujdesia e sëmundjes infektive, duke shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

8.  Presioni psikologjik ndaj bashkëshortes, ish-bashkëshortes, përsosnit bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, ndaj personit në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim deri në tre vjet.

9.  Dhuna dhe presioni psikologjik ndaj peronave gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungjër, emta, nipër, mbesa, fëmijë të vëllezërve dhe të motrave), ose krushqi e afërt (vjehërr, vjehrrë, dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), dënohet me burgim deri në tre vjet.

10. Dhuna dhe presioni psikologjik i përsëritur ndaj të gjithë personave të rrethit familjar, përfshirë edhe personat në lidhje apo ish-lidhje intime, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Politiqenet: 07/05/2020 16:13

    Mos abuzoni me me fjalen burg. Ata qe duhet te jene ne burg ne Shqiperi i sheh te ngrefosur ekraneve cdo nate kurse populli sipas ketyre duhet te beje burg. Klase e ndyre politikanesh!!!

    Përgjigju
  • Sarah: 07/05/2020 10:45

    Ca karantine thoni. Akoma vazhdoni me keto perralla qe mbare nota po e kupton qe ky virusi eshte i shpikur ne tavoline nga Antony Fauci e Bill Gates. Aman zgjohuni

    Përgjigju
  • Gerti: 07/05/2020 09:15

    Parlament i turpshem dhe i frikshem. Kryeminister pazarexhi. President mafioz. Populli fukara ne burg. Horrat politikane me imunitet vazhdojne te qete korupsionin. Kriminelet dhe vrasesit e nje punetori kondicioneresh jashte burgut, populli fukara ne burg. Mund te vidhni, te vrisni, te trafikoni droge, te beni korupsion sipas qefit, asgje nuk ju gjen nga ligji. Po nuk patet mundesi te paguani dritat, shkoni per te blere buke pa leje, do dalesh te ecesh se po te merret fryma nga aresti shtepiak Burg. Nga sot cdo njeri i thjeshte e ka jeten ne dore te nje polici ordiner lagjeje. Ne inatet personale te tyre se perse e shikon shtrember sipas tij. Kjo eshte diktatura e korupsionit, presionj ndaj te pafuqishmeve. Mallkuar qofte kush e votoi kete ligj dhe mallkuar qofte kushdo qe e mbeshtet me vote keta politiksne rravce qensh.

    Përgjigju
  • ani: 07/05/2020 08:35

    Ligjet qe bejne keta nuk kan legjitimitet. kushtetuta parashikon kuvend me 140 deputete jo me 122 si e kemi aktualisht. qe ketu kane rene ligjet e sajuara nga nje grup banditesh interesi tip eglantina&edi&gjuzi

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 07/05/2020 08:06

    Ky popull i ka bere vazhdimisht gropen vetes se eshte vrare,prere e sakatuar per agallare,bejlere, sekretare te pare. Turqia@xhamia eshte kontaminuesi pare dhe me pas bizantinizmi@komunizmi i vune bulen@vulen ketij mjerimi te madh qe vazhdon ende e da ta vuajne brezat qe do te vine. TE HEDHIM HAPIN E PARE DUKE NDRYSHUAR E VLERSUAR VETEN O NJERES,O SHQIPETARE!

    Përgjigju
  • Samsung: 06/05/2020 23:16

    Zoti past meshire per ju gangstera te qeveris,mos kujtoni se do e kaloni kollaj kete loje te ndyre qe po i beni Shqiptarve te shkret qe nu ngrihen tju perdredhin zvergun,zoterinj qytetar kjo gjendje ska per te mbaruar kurre,sic e shikoni mbas cdo skadence fillon i faz tjeter,me siguri qellimi final boteror eshte vaksina tecnollogjike me detyrim qe do te na shendroj si smartfona te lidhur me internet nga ku djalli dhe bashkepuntoret e tij do ken kontroll total mbi qenjet njerzore

    Përgjigju
  • Luan: 06/05/2020 20:04

    Si ka mundësi në politikën shqiptare qarkullojnë 30- vjetë të njëjtët politikan.???????(Hajduta)

    Përgjigju
  • Ani: 06/05/2020 17:11

    Korrupsioni denohet me gjobe, presioni psikologjik me burg, cfare behet keshtu!

    Përgjigju
  • repi: 06/05/2020 16:52

    Evazioni fiskal, dhe pastrimi i parave te veprave penale: 240 ore sherbim social ne bashkine e tiranes. Arembajtje pa leje: Arrest shtepie per shkak vetmbrojtjes. Talluni me fukarenjt o shtet talluni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?