Lifestyle

Kujdes! Këto janë gabimet më të shpeshta që bëjmë kur aplikojmë kremin kundër diellit

20 Korrik 2021, 16:11| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 16:19

  • Share

Kur përmendim verën mendja na shkon menjëherë tek plazhi. Por qëndrimi në bregdet në fakt do të thotë më shumë diell, i cili shpeshherë na drejton tek gabimet që mund të dëmtojnë rëndë lëkurën dhe madje përgjithmonë, prandaj kujdesi që duhet të tregojmë në këto raste duhet të jetë më i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv dermatologia Violeta Dajçi tregoi gabimet më të shpeshta që bëjmë dhe mënyrat se si mund t’I shmangim ato.
Sa e rëndësishme është sasia e kremit të diellit që vendosim në lëkurë gjatë ekspozimit në diell? Dermatologia u shpreh se vendosja e një sasie të madhe krem dielli në fakt nuk do të thotë që po mbroheni më mirë:

‘’ Jo sa më shumë sasi, mjafton që ta përhapni mirë cdo mëngjes në sipërfaqen e lëkurës. Nuk është e thënë që të hedhësh shumë, duhet të hedhësh me masë, por duhet ta përhapni shumë mirë  dhe që të përhapet shumë mirë duhet zgjedhur edhe tekstura” u shpreh ajo.

Ndërsa duhet të keni parasysh edhe llojin e kremit që duhet të përdorni sipas tipit të lëkurës dhe moshës suaj. 

"Moshat e reja është më mirë të përdorin emulsionin dhe formën e xhelit që përhapet shumë lehtë kanë edhe veti hidratuese në lëkurë. Ndërsa për disa tipe të tjera lëkure kremi vepron shumë mirë , nga njëherë të gjithë e kanë vënë re që kremrat e diellit happen me vështirësi ose ngelen të bardhë në lëkurë prandaj duhen vendosur pak përpara se të ekspozohesh në diell” tha ajo. 


Znj.Violeta theksoi edhe faktin që në plazh mjafton një lloj kremi dielli për të gjithë familjen për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të tij: 


"Unë do të thosha në plazh merrni një krem familjarë, nuk është nevoja që duke qenë se unë jam 5 vetë në familje dhe të kem pesë kremra të ndryshëm  për ndryshime të vogla të moshës dhe tipit të lëkurës. Mjafton të keni një krem fotombrojtës, mjafton të ruhet në kushte optimale “ këshillon dermatologia për emisionin “Rreze Dielli” .


Po ashtu një ndër dilemat që kemi për produktet që përdorim në plazh është nëse duhet të përdorim sërish vajin apo kremin që nga vera e kaluar. Dermatologia u shpreh se në fakt nuk e këshillon përdorimin e tyre pasi ato oksidohen: 


‘’Si mjeke dermatologe nuk do ta rekomandoja pasi ato japin edhe problem të ndryshme në lëkurë si alergjitë ose irritmet e lëkurës për arsye të ndryshimit të lidhjeve kimike që ndodhin në përbërësit e këtyre vajrave ose kremrave” përfundoi ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?