Kujdes! Mos i injoroni këto shenja të fshehura, tregojnë se vuani nga hernia diskale

18 Janar 2022, 12:43| Përditesimi: 18 Janar 2022, 12:46

  • Share

Dhimbjet e mesit dhe të qafës janë tepërtë shpeshta në ditët e sotme për shkak se shumica e punëve tashmë bëhen përmes kompjuterit dhe qëndrimi përballë tij është ndër faktorët kryesorë që shkakton këto probleme. Por një pjesë e mirë e këtyre dhimbjeve shkaktohen edhe nga sëmundja e Hernies Diskale. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, fizioterapisti Valmir Begaj tregoi se di mund të kuptojmë nëse dhimbjet musklare vijnë përmes faktorëve të tjerë apo për shkak të Hernies Diskale. Gjithësesi simptomat që shkakton mund të jenë të ndryshme dhe mund të jeni duke i injoruar.

“Hernia Diskale ose dhimbjet e qafës dhe të mesit ndodhin zakonisht tek pacientët për shkaqe shumë të ndryshme dhe të gjitha moshat po preken nga hernia diskale për shkak të pozicionit që janë në punë me orë të gjata, pasivë ose për shkak të një pune të ngarkuar me pesha për orë të gjata. Zakonisht Hernia fillon me një dhimbje në pjesën e mesit  ose në pjesën Cervikale ose në pjesën e qafës. Dhimbja më pas mund të shpërndahet edhe në rrugët nervore sic mund të jenë në duar apo në këmbë dhe mund të shkojë në dorë dhe në këmb” shpjegoi ai.

Shkaktarët e hernies diskale janë të ndryshëm, prandaj edhe e gjejmë tek persona më mosha dhe profesione të ndryshme:

“Shkaqet janë të shumta sepse mund të jetë jeta sedentare dhe puna në një pozicion statik, peshat e mëdhaja që ndikojnë në pjesën lumbare në qafë dhe në mes, muskujt janë të papërgatitur për të mbajtur këto pesha, mund të jetë për shkak të sëmundjeve reumatizmale  dhe nga spondilatroza, mund të ndodhi edhe nga degjenerimi i disqeve vertebrale dhe nga ostoporoza” tha fizioterapisti Valmir Begaj më tej.

Trajnimi i kësaj sëmundje mund të bëhet përmes medikamenteve, ushtrimive fiziterapike por edhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Por së pari duhet të këshilloheni me mjekun tuaj për të kuptuar më qartë shkaktarine dhimbjeve tuaja muskulare:

Fillimisht jepen medikamente inflamator për qetësimin e dhimbjeve dhe më pas trajtohet me fizioterapist. Në fazat e para trajtimi duhet të jetë sa më i vogël mund të bëhet një ndërhyrje e lehtë me antiinflamatore të jashtëm siç mund të jetë Voltareni.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?