Partia Demokratike

Kujt i shërben ndarja e PD?

22 Prill 2022, 10:07| Përditesimi: 22 Prill 2022, 10:08

  • Share

Partia Demokratike nuk e ka pasur kurrë luksin e ndarjes, sepse nuk ka një rast në këto 30 vite të të ketë fituar vetëm zgjedhjet, duke përjashtuar ato të vitit 92 që ishin për arsye historike sesa për aftësi politike! PD në këto 30 vite duke qenë e bashkuar e nuk ka mundur t'i fitoj zgjedhjet pa bërë koalicion me aleatët por edhe me parti të së majtës! Këto ditë ka një vrull të madh për të bërë fakt të krye e në mënyrë të njëanshme zgjedhjet dhe marrjen e forumeve! Këto rrugë, zyrtarisht, jo vetëm nuk e bashkon PD, por de facto po e çon në një ndarje përfundimtare, por jo vetëm kaq, po e lëndon akoma më shumë PD, duke u përjashtuar nga gara demokratë të vërtetë që kanë kontribuar gjithë këto vite për PD! Pra, procesi i njëanshëm jo vetëm po e bën ndarjen e PD fakt të kryer, por po krijon një zinxhirë të tërë të pakënaqurve që më siguri, për shkak të diskriminimit e përjashtimit, mund të largohen ose edhe mund të hidhen në kampin tjetër kundërshtar!

Meqë këta e po bëjnë këtë proces të njëanshëm dhe po mendojnë për interesat e tyre dhe për pushtetin e tyre, atëherë lind e drejta e atyre që përjashtohen me pa të drejtë, të mendojnë njësoj dhe të kërkojnë interesat e tyre aty ku mund t'i gjejnë e mund t'u ofrohen! PD e bashkuar dhe e mobilizuar në 25 Prill nuk erdhi në pushtet, sepse kishte përballë një makineri të fortifikuar të Pushtetit! Po, në këto kushte që është sot sa mundësi ka të fitoj? Nëse vazhdohet me këtë proces të njëanshëm dhe përjashtues, PD është e destinuar të qëndroj në Opozitë edhe për shumë kohë! Në fillim menduan se me luftën ndaj Bashës do e kishin të lehtë të merrnin gjithë PD, por kjo po dëshmohet si e pa mundur, sepse, grupi dhe mbështetësit e Bashës po konsolidohen më shumë se sa e kishin parashikuar dhe në vazhdim ka shumë gjasa të jetë akoma më i konsiderueshëm dhe më i fortë! Në këto kushte, tashmë, këta që nisën procesin e njëanshëm po i thërrasin mendjes e po mundohen të joshin Bashën me idenë se nuk duhet të largohet, të kthehet në Partisë, sepse është deputet dhe anëtar i Këshillit Kombëtar!

Po si mund të rikthehet Basha në një proces të njëanshëm e përjashtues dhe pas luftës të pandershme që i kanë bërë gjithë këtë kohë? Kjo pjesë e PD që po tentojnë ta marrin e ta bëjnë fakt të kryer tashmë po binden se nuk ju hynë për asgjë në punë, për veç faktit se duke pasur një vulë në xhep, pikërisht atë vulë që e tallen aq shumë, mendojnë se mund të vazhdojnë të jetë faktor politik, por në fakt janë të defaktorizuar në çdo proces formal dhe institucional e politik!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?