Kujt i shërbeni ju zoti Basha?

21 Shkurt 2019, 21:09| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 21:11

  • Share

Pasi e ndoqa me kujdes “protestën popullore” të 16 shkurtit dhe të 21 shkurtit, pasi e ndoqa me kujdes fjalimin nxitës dhe tejet të varfër intelektualisht dhe politikisht për mbështetësit dhe pjesën fanatike të mbetur akoma në atë parti, pasi e ndoqa me kujdes kthimkurrizin ndaj apelit të ambasadorëve të SHBA, BE, Italisë, Gjermanisë, Britanisë Madhe, madje edhe të Japonisë për “mosdjegien e mandateve”, dhe shumë e shumë të tjera, kam të drejtën të pyes si qytetar i lirë i këtij vendi , kujt i shërbeni ju zoti Basha?

Partisë Demokratike, Sali Berishës, oborrtarëve milionerë të partisë tënde, Shqipërisë, Kosovës, popullit shqiptar, apo interesave tuaja personale ? Më rezulton se pas gjithë kësaj kohe që ju po bëni gjoja opozitën “rradikale”, po i shërbeni veçse interesave tuaja, veçse interesave të një grupimi tepër të ngushtë që ka kapur, dhe po e mban peng Partinë Demokratike, që nuk po e lë atë të ringrihet mbi inatet dhe mllefet, mbi interesat e pushtetarëve të përjetshëm dhe atyre që kurrë nuk e kanë dashur as partinë e dhjetoristëve, dhe as mirëqenien afatgjatë të shqiptarëve.

Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur keni 6 vjet, që PD e mbani peng të interesave të ngushta politike, për të mbajtur me çdo kusht karrigen e kryetarit, kur keni 6 vjet që humbisni dhe nuk bëni zgjedhje të lira në PD, që keni 6 vjet që nuk riorganizoni strukturat reale dhe statutore të PD, që keni 6 vjet që bojkotoni Parlamentin, që keni 6 vjet që nuk dëgjoni zërin kundër të shumicës brënda në PD, që keni 6 vjet që flisni në emër të “partisë dhe anëtarësisë” dhe nuk dini numrin e saktë të tyre, që pengoni zbatimin e reformës në drejtësi dhe institucioneve të pavarura.

Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur flisni “në emër të popullit” dhe kur ftoni shqiptarët, ose më mirë ndjekësit tuaj në protesta, dhe pastaj pasi i lini vetëm ata, kur deklaroni se “për pasojat e dhunës ndaj institucioneve nuk i mbaj unë përgjegjësitë, le të përgjigjet Rama”. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur vendosni i “vetëm” në zyrën tuaj “të djegim mandatet”, dhe nuk merrni as miratimin e “bazës” së partisë të cilën asnjëherë nuk e keni pyetur për asgjë. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur sulmoni dhe u ktheni shpinën selive të huaja diplomatike perëndimore partnere stradegjike të Shqipërisë, që prej vitesh ju këshillojnë të jeni pjesë e Parlamentit, miratimit

të ligjeve , dialogut dhe reformave aq të rëndësishme për vendin. Kujt i shërbeni ju zoti Basha, kur veproni sikur të jeni padroni i vetëm i Partisë Demokratike, i një force politike që ka mbetur sot pa historikun dhe muzeun e saj, pa simbolet e saj, pa kontribuesit e saj, pa lidershipin e saj, që ka mbetur e vetme dhe pa përkrahje ndërkombëtare , për kapriçot e dikujt që pasi e ka “mjelë” atë parti siç ka dashur, kërkon të lërë pas hijen e tij.

Kujt i shërben plani apo skenari juaj për ta lënë Partinë Demokratike pa asnjë përfaqësim në Parlamentin legjitim, kujt i shërben kokëfortësia juaj për ti mbyllur derën çdo këshille dhe sygjerimi që vjen nga kanceleritë e BE dhe përtej Atlantikut. Askujt nuk i shërben sjellja dhe vendosmëria juaj, për ta lënë rrugëve Partinë Demokratike, askujt nuk i shërben retorika dhe thirrjet e tua për “popullin” tek u kërkon ndjekësve të tu “të marrin në dorë fatet e tyre” në një shtet ligjor, në një vend demokratik, në një vend që pret me padurim hapjen e negociatave me BE.

Askush nuk fiton nga djegia e mandateve (në asnjë vend të lirë dhe demokratik) veç teje, dhe atyre që po plaken me xhepin plot me para pushteti, askush nuk fiton nga rruga e dhunimit të institucioneve veç atyre që nuk e duan stabilitetin dhe integrimin e vendit në BE. Ndaj për të gjitha këto, dua t’ju pyes, kujt i shërbeni ju zoti Basha ?/ TEMA

Komento

Komente

  • MARASH: 22/02/2019 23:36

    Duke u kujtuar historine e Ballkanit e ne kete raste Shqiperise jam po thuaj se 100% i sigurte qe ne kete "puq institucional" a po harakiri dhe nje budallallek i cilli nuk ka kufi eshte e perzier me dijeni te binomit Berisha - Basha dhe UDB-ja e Serbise dhe me gjase dhe KGB-ja Ruse por te prishur situaten ne tere fushate e mundshme me theks te veqant edhe ne Kosove ..z.Berisha si legeni qe eshte ,eshte i njejti qe e furnizonte Millosheviqin me derivate nafte ne kohe te embargos nga OKB-ja ..kete legen dhe pordhen e tia si produkt me emrin Basha duhet te futen ne izolim dhe kontrroll te plote nga sigurimi shtetit se keta jan rrezik nacional-tradhetare..LSI-ja nuk egziston si parti ajo eshte tuf hajnash dhe ato do i rregullon SPAKU..

    Përgjigju
  • Lefi: 22/02/2019 19:14

    Dikush thotë se ishin 1000000 protestues.Në fakt nuk ishin as 12 000 dhe pregatitjet kishin 1 muaj që kishin filluar.Po aq mblodhi Rama në Vlorë për 24 orë.N5 fakt këta komentuesit opozitarë e shumëzojnë me 10-20 herë numrin e protestuesve.Nëse Rama do pregatitej si ju minimalisht 3 ditë të jenë të bindur se nuk dalin as bulevardi dhe as sheshet e Tiranës.

    Përgjigju
  • Konjak: 22/02/2019 11:25

    Pasi rastesish u ndodh pran tubimit te se enjtes ,madheria e tij z Ajazi, konstaton vetem mangesi qoft nga lideret politik , qoft nga pak, militant fanatik ,aty- aty nja -njeqind mije protestues -.Ky inteligjent e intelektual i shquar, konstatoi nje varferi intelektuale e politike, ne tubim ,sa u be gati te bertiste vet -liri -bemokraci ,per te elektrizuar ata pak fanatik qe i ka mbetu se diathtes ,por se beri kete thjesht nga frika e qeverisies se i priste rriskun . Akoma shkelqesia e tij "akademik" Ajazi eshte i vrerosur jo vetem per mungesen e pregatities politologjike e retorikes se politikaneve te diatht ,por edhe per nivelin e ulet te ca leckamaneve (Popull) besimtar fanatik -rreth 100000 protestues-qe kishte ne tubimin e fundit ,konstaton me hidherim ,ky Don Kishot i vrerosur .A nuk e shikoni gjendien teper te rende , social ekonomike ne vend .Apo ju kane erresuar syte, rishfetet e perfitimet pa kufi .

    Përgjigju
  • Kosovari: 22/02/2019 09:48

    Basha eshte nenbishti I Salihut, Salihu, Meta e Kryemadhi me Madiun jane sherbetoret besnik te sllavorusve,vazhdimisht jane ne sherbim dhe pagesen e tyre.Keta qe koken e kane ne Tirane e bishtin ne Beograd,Kur t'ju shkel bishtin Beogradi, koka ju pllet ne Tirane. shqiptaret tashme e dijne se,kur dhe ne cilat rrethana keta pllasin ne Tirane.

    Përgjigju
  • deni: 22/02/2019 08:26

    Po sa here qe Kosova eshte ne udhekyq keta po te njejtin avaz te terheqin vemendjen e nderkombetareve dhe ti lene fushe te lire veprimi Serbit , Seriozisht fae e keqe.

    Përgjigju
  • [email protected]: 22/02/2019 06:05

    Rusit serbit dhe grekeve Ata duan trazira ne shqipri dhe ky vetem per rrëmuja esht i afte

    Përgjigju
  • Integrimi: 22/02/2019 04:43

    Duket ashiqare qe po I sherbehet me ndergjegje te plote antishqiptarizmes. duke filluar qe nga thirjet e ndyra ne Bruksel per moshapjen e negociatave(sikur ato do hapen per politikanet e jo per Shqiperine) e deri keto demonstrime palacolleqesh, per te krijuar rremuje dhe per te penguar procesin e integrimit. Te gjithe e vute re shoqeruesin e Berishesh me flamurin serb si shall ne qafe. Duhet te ngrihet mbare populli tju demonstroje atyre dhe mbare opinionit nderkombetar ne menyre te fuqishem se sa jane kundra ketyre gangesterave dhe alabakeve qe bejne zhurme e pretendojne se perfaqesojne shumicen. Nje gje eshte e sigurt, nese negociatat shtyhen ne qershor, Sala me shpuren e vet do etiketohet si antishqiptari me I madh I te gjitha koherave. E atehere haram ketij populli nese nuk I tregon vendin.

    Përgjigju
  • Tirona: 21/02/2019 23:30

    Rusis .Serbis .Saliut qe e perdor si zar dhe i sherben pasuris se popullit qe ka vjedh 230 miljon euro pa permendur 30 vet e kusur ne 8 vjet ne pushtet.SPAKU LOQE SPAKU ska shpetim o hu gardhi por zdo jesh vetem ben vaki dhe kunati e kupton ti.

    Përgjigju
  • Italia: 21/02/2019 22:28

    Sh.e drejte e koherente!Sh.bukur!E verteta e dhimbshme!

    Përgjigju
  • Outsider: 21/02/2019 21:58

    Me zhvillimet e fundit nuk jeni i vetmi z. Ajazi, shumē prej nesh sot pyesin veten se kujt i shërben ky lloj "lideri".

    Përgjigju
  • Ilir: 21/02/2019 21:32

    Kunatit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?