Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Kujtova se binte shi, ata ishin lotët e mi

18 Janar 2019, 15:27| Përditesimi: 18 Janar 2019, 15:32

  • Share

Nexhmije Hoxha eshte nje e ve dibrane 98 vjeçe. Ish gruaja e diktatorit komunist pas permbysjes paqesore te regjimit, jeton e vetme te Pularia e Laprakës. Mbi dhe nën lëkurën e saj, jane gdhendur mëkatet dhe krimet monstruoze qe i shkaktuan Shqiperise per 46 vite rresht. Vrasje, tortura, internime, linçime, pushkatime, poshterime individuale dhe kolektive lenduan dhe desh çuan ne tjetersim nje popull te tere.

Nexhmije Hoxha eshte ende e gjalle si kufome e pakallur por deri me tani, askush, asnje indvid shqiptar nuk u hakmorr kunder saj.  Jo vetem shoqja Nexhmije por edhe tre femijet e saj, niper e mbesa e te tjere te afert, jetojne te qete ne paqe jo me veten por me njerezit qe i rrethojne. Kurkush dhe kurkund nuk i kercenoi e as nuk ua rrezikoi jeten pinjolleve te diktatorit gjakatar Enver Hoxha...

Mbreme direkt ne televizionin Top Channel, nje tjeter dibrane qante e uleriste. Qurravitej se e kishin kercenuar atë dhe vajzen e saj te vogel. Madje per ta mbrojtur, vajzen e vogel e kishte larguar nga republika e rrezikshme ku burri i saj eshte president dhe e kishte çuar te studione ne nje kolegj privat ne Londer. Qante mbreme Monika dhe mes loteve tregonte se edhe dy femijet e tjere me te rritur, ne Angli i kishte çuar per studime. Gazetaret e ftuar ne studio u preken.

Lotonte Monika, pezmatohej Eni Vasili, hidheroheshin edhe dy Mentorët: ai Nazarko, ai Kikia. Ndersa Anila Basha gulçonte nga deshperimi sesi zonja e pare e Shqiperise po shfaqte hapur friken e kercenimeve.
Te kercenosh Moniken e Ilir Metes eshte fyerje. Eshte fyerje ndaj karakterit njerezor shqiptar.

Eshte fyerje edhe per vetë shpagimin. Kushdo ne kete vend ka 25 vjet qe ua njeh me dhembe e me dhemballe mekatet çiftit presidencial. Keta te dy nuk i ka kercenuar e nuk do i kercenoje askush me fjale e me vepra edhe kur u vodh floriri ne Krrabe, edhe kur u vrane 4 protestues ne vitin 2011, edhe kur kane burgosur kundershtaret politike.

Une personalisht i njoh te dy, edhe Monen edhe Liken. I njoh dhe ua njoh biznesmenet dhe kriminelet qe mbajne ne presidencë dhe ne parti. Çiftin Meta nuk e kercenon askush jo sepse kane frike por kercenimi me i mire i shqiptareve eshte me votë. Votat tona i kane nxjerre ne opozite dhe votat tona do i nxjerrin ne pension permanent iliret, moniket, petritet, edët, berishët, bashët.

Mbreme teksa Monika qante, une ulerisja pse ata gazetare nuk e pyesnin se ku i gjen 150 mije paund anglezë familja Meta. 150 mije paund qe arsimohen çdo vit 3 femijet e tyre jashte Shqiperise. Me paratë e krimit arsimohen femijet e në këtë mesele edhe dy femijet e tyre te rritur elaborojne mekatet. Ata dy femije duhet te pyesin dy prinderit e tyre:

-Babi, mami ku i gjeni l lekët per te na arsimuar ne?

Arsimimi yne paska njolla krimi!...

Nexhmije Hoxha dhe burri i saj vranë dhe masakruan 24 mije shqiptarë dhe askush nuk i kercenoi.

Ilir Meta vetëm 4 ka vrare deri tani.

Kush beson ne kercenimet ndaj Monës le të ngujohet te Fakulteti Juridik.

Komento

Komente

  • shqipe: 20/01/2019 17:26

    kto jana taman hora, po na plackisin e po na burgosin edhe paskan frike prej nesh AAAAAAA ropt ku ti kene ktyre ashte me ja .....

    Përgjigju
  • Beni: 18/01/2019 20:13

    Kjo eshte kryekriminelja ne Shqiperi. I ka vjedhur plackitur deri edhe duart me gjak i ka te lyera kjo dhe burri i saj.Neqoftese edhe ta kene kercenuar ata e dine se kush .Meta e Mona i kane duar tek gjaku dhe parate e krimit.

    Përgjigju
  • bujari: 18/01/2019 19:31

    Ca i dini keto te tv ju! Keta me nje vend kane henger te gjithe... ju eshte prishur terezia se do perfundojne te rroga...

    Përgjigju
  • qytetari"që shpreson tek mona pa marre duhen e djallit me vetedije".: 18/01/2019 18:48

    "kjo xherrja,din ta luaj 100% rolin,thuaj se te jete djalli vetë.Ja ktheftë i madhi zot me të njejtën monedhë. Populli thotë:Si shtrofshi fjetshi,si bashfi gjetshi".

    Përgjigju
  • hektor muzhaj: 18/01/2019 18:21

    po e pashe mbreme ne tv,e mahnitshme me keta te tv askush nuk mund ta kundershtonte monen.mona eshte beronje.ajo mendon qe te shtoje dhe nje nevojtore ne gjirin e lalzit.ka harruar te beje nevojtoren e balos.po ne shqiptaret vete e kemi fajin,pse i votojme?.e hengri klement balili burgun.shume familje e mire ne stjar te delvines.iliri me monen vodhen trasportuan droge dhe klement balili do futet brenda.do vuaje burgun per kupolen e korruptuar shteterore.i gjithe parlamenti eshte i korruptuar .....cohuni ne greve te pergjithshme shteterore pa perjashtim....socialiste demokrate dhe cfaredo partie tjeter qe votoni,cohuni ne greve ,,,mbyllje e portes se parlamentit te korruptuar shqiptar...jemi somalia e evropes...

    Përgjigju
    • xxx: 18/01/2019 19:51

      Jam 100% me komentin e hektoit.por dua te shtoj se eshte fytyra me antipatike ekombit Shqiptare.

  • Maske!!!: 18/01/2019 18:14

    Skena mizaskine, pseudo-vertetesie, mjeshtrim aktrimi, lot krokodili!!! Nese ti Shqipetar do besosh 1 te 100 e asaj cfare u shpreh nga Mona dmth se je pjese e saj.... Nuk e di - "Europa Grand" ne Velipoje kush eshte pronari i vertet dhe sa e sa te tjera aktivitete te materializuara duke pire gjakun e ketij populli mjeran...

    Përgjigju
  • Une: 18/01/2019 18:01

    Blendi Mane me ke bere fan.Edhe se nga njëherë sjam dakort me ty po me pelqen shume menyra dhe fryma e re që të ndryshon shumë nga mocali i analistëve të mykur.

    Përgjigju
  • moni: 18/01/2019 15:57

    Brilant! Analiste dhe gazetare leshi. Pafytyresia e Mones eshte me nje arrogance uleritese. Del ne TV dhe na thote qe femijet i shkollon ne Londer, jep intervista nga sarajet e Lalzit dhe keta anal-istet nuk e pyesin, nga vijne keto para? Nuk po pretendoj pastaj qe po keta gazetare te investigojne atje ne Londer dhe te gjejne se nga c'llogari bakare vijne parate e kolegjit. Gazetaret e vertete arriten te demsaskonin llogari super te fshehura dhe te maskuara te "Panama papers", ndersa keta tanet jane ca spitullaqe qe rrine ngrohte dhe sqetullat e politikaneve, packa se mund te qelben ere.

    Përgjigju
    • Tirona: 18/04/2019 03:41

      mona ,me mire fukara sesa , si ju. Karnavale qe ju urren gjithe populli Ferri ju pret !

    • Rruqja: 18/01/2019 18:10

      Zoti ja shtremberoi fytyren qe populli ta kuçtoj qe sasht njeri po asht shtrig nga fytyra dhe nga shpirti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?