Kukës/ I shpallur në kërkim nga Zvicra për pastrim parash, arrestohet 33- vjeçari nga Kosova

6 Korrik, 12:51| Përditesimi: 6 Korrik, 12:59

  • Share

Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për pastrim parash. 

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?