Foto ilustruese

Kronikë

Kukës/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 44-vjeçari në Morinë, i gjenden edhe një shumë parash

25 Shtator 2022, 12:01| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 12:10

  • Share

Policia kufitare Morinë ka arrestuar në flagrancë L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë,i cili u kap ne Morinë, Kukës duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm,kundrejt fitimit. 44-vjeçarit ju sekuestrua automjeti që po përdorte dhe 900 euro.

Policia bën me dije se 44-vjeçari u ndalua në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Destinacioni i të ndaluarit ishte kalimi kufirit së bashku me 5 emigrantët  e paligjshëm që po transportonte dhe më pas hyrjen ilegale në vendet fqinje. Automjeti dhe paratë e sekuestruara do të mbahen në cilësinë e provës.

Ndërsa çështja do t’i kalojë organit të akuzës të rrethit Kukës për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?