Kukësi mposht Luftëtarin dhe shkon -6 nga Partizani, nesër dy ndeshjet e tjera të kësaj jave

2 Mars 2019, 16:54| Përditesimi: 2 Mars 2019, 18:07

  • Share

Kukësi ka përfituar nga ndalesa e Partizanit në derbi duke e shkurtuar në -6 diferencën me të kuqtë kryesues pas fitores 3-0 që kanë marrë sot në “Elbasan Arena” kundër Luftëtarit. Gjirokastritët bënë një paraqitje zhgënjyese fillimisht duke u ndëshkuar nga Limaj në minutën e 22 dhe më pas edhe dy herë të tjera nga Dzaria dhe Valdet Rama.

Ndërkohë nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 24 të Superligës. Në Vlorë Flamurtari I cili vjen pas humbjes me Partizanin do të presë Kastriotin e vendit të parafundit. Në prag të sfidës kapiteni i vlonjatëve, Artim Pollozhani fillimisht dekleroi:

“Mendoj se Kastrioti duhet rrespektuar në maksimum pasi për momentin është në formë. Gjithsesi nuk duhet ta mbivlerësojmë pasi në ndeshje do të futemi me synimin për të marrë tre pikët.”

Më tej kapiteni nuk la pa përmendur dëmet që ka pësuar skuadra nga gjykimi i arbitrave:

“Kam një vit e gjysmë këtu dhe skam parrë kurrë kështu në karrirën time, kaq gabime njerëzore nga arbitrat. Nuk dua t’i hyj thellë por kjo ka ndikuar në psikologjinë e futbollistëve, ndikon te rezultati i ndeshjes dhe mbi të gjitha te objektivi i klubit.”

Ndeshja tjetër e ditës së dielë do të jetë ajo mes Kamzës dhe Laçit.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?