Nga ndeshja Kamza-Kukësi 0:2

Kukësi mposht me dy autogola Kamzën e Gjokës, Laçi mposht Kastriotin

25 Nëntor 2018, 17:55| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 17:58

  • Share

Debutimi i Ernest Gjokës me skuadrën e Kamzës nuk ka shkuar siç duhet pasi skuadra e drejtuar prej tij është mposhtur 0-2 nga Kukësi në shtëpi. Një ndeshje e luajtur në kushte jooptimale, por që në fund u buzëqeshi verilindorëve të cilët përfitojnë nga hapi I gabuar I Partizanit dhe Skënderbeut.

Autorët e dy golave të shënuar në pjesën e parë ishin futbollistë vendas të cilët ngatërruan kuadrat duke relizuar në portën e tyre. Tre pikët sot ka marrë edhe skuadra e Laçit që ka mposhtur 2-1 Kastriotin.

Një ndeshje mjaft e dyluftuar që deri në minutat e fundit dukej se do të përfundonte barazim. Gjithsesi Redon Xhixha bëri heroi për vendasit duke shënuar golin e fitores në ekstremin e lojës.

Pas 14 javësh kampionat Laçi renditet në vendin e katërt me 25 pikë, 1 më shumë se Kukësi i vendit të pestë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?