Angelo Tafas nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi te Kukësi. Gardiani ka pësuar një dëmtim në menisk teksa do mungojë për afro pesë muaj. 22 vjeçari në harkun kohor të pak muajve merr një tjetër lëndim që do e mbajë gjatë jashtë fushave, teksa e ka humbur këtë sezon me verilindorët.
Portieri Tafas do duhet të kryejë një operacion në gju, me futbollistin që do udhëtojë drejt Greqisë për një procedurë të tillë. Me kohë e rikuperimit që do jetë e gjatë, te Kukësi janë në alarm për rolin e portierit, teksa i gatshëm për stafin teknik është vetëm djaloshi Marvin Brozi. Italo-shqiptari debutoi fundjavën e shkuar në barazimin 1-1 me Kastriotin, me drejtuesit që duhet të futen në merkaton e janarit për një mbrojtës fundor.