Kukësi në syrin e fotografit londinez, Richard Burton: Ka bukuri të jashtëzakonshme, por s’ka investime

3 Qershor 2023, 15:43| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 17:52

  • Share

Fotografi londinez, Richard Burton vendosi të vizitojë Kukësin, pasi kishte lexuar në mediat britanike për historitë e emigrantëve shqiptarë. Tashmë që ndodhet në qytezën verilindore po fikson në celuloid bukuritë natyre, sidomos lumin Drin.

“Për herë të parë e njoha Kukësin nga mediat në Angli dhe historitë e emigrantëve. Më interson ekologjia dhe rajoni i këtushëm ndaj po përpiqem të krijoj një histori për lumin Drin përmes fotografisë”

Richard Burton është fotograf i pavarur dhe punon prej 15 vitesh në Londër ka vizituar shumë vende, ndërsa Kukësin e sheh si një potencial turistik të pashfrytëzuar.

“Ka natyrë të bukur. Çdo person që kam njohur është miqësor, pPor është shumë e dukshme varfëria sidomos në fshatra. Nga bisedat me banorët kam mësuar se ka mungesë investimesh. Është e shëmtuar dhe njëherësh e turpshme se si është lënë kjo pjesë e Shqipërisë, e pazhvilluar. Nëse investohet, njerëzit këtu mund të bëhen të pasur përmes turizmit”.

Richardi bashkë me shoqëruesin Arben Kola, një guidier local, prej tre ditësh ka eksploruar zonat që përshkrohen nga lumi Drin. Po kështu është tërhequr nga historia, duke fotografuar kostumet tradicionale të grupeve folklorike.

“Shpresoj që historinë time ta publikoj në mediat angleze”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?