Kukësi nën ‘pushtetin’ e mjegullës së dendur dhe ngricave! Ngrijnë tubacionet e rrjetit nëntokësor të ujësjellësit që furnizon banorët (VIDEO)

20 Dhjetor 2023, 08:20| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 08:42

  • Share

Kukësi vijon të jetë në pushtetin e mjegullës së dendur, temperaturave të ulëta dhe ngricave gjatë mbrëmjes dhe mëngjeseve të cilat kanë dhënë pasojat e para. Si pasojë e ngricave dhe temperaturave të ulëta tubacionet e rrjetit nërntokësor të ujresjellësit që furnizon me ujë banorët e disa pallateve të lagjes 2 të qytetit jane ngrirë gjatë natës e per pasojë jane çarë duke bërë që uji të dalë mbi  afalt.

Uji ka vërshuar në rrugët e Brendshme të lagjes duke depërtuar edhe në pjesëen që qytetarët e quajnë "Te Kryqezimi", ku është formuar një pellg i madh uji duke vështiresuar lëvizjen e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përballur me valën e madhe të ujit që ende vijon të rrjedhë.

Nderkohë ekipet e emergjencave të Bashkisë dhe Ujësjellëesit po bëjnë të mundur ndalimin e valës së ujit që po del mbi sipërfaqë qe rrezikon edhe çarjen e asfaltit në pikën e daljes së saj. Sa i përket situatës nga moti me ngrica dhe mjegull deri më tani nuk raportohet për problematika në rrugët nacionale e rurale apo emergjenca civile.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/12/2023 01:07

    Kaq punime te dobeta kane bere! Jo vetem i kane shtrire afer siperfaqes,ku u ekspozohen ndryshimeve te temperaturave dhe korozionit nga kripa qe u hidhet rrugeve e lageshtira ,por dhe as e kane marre mundimin t'i vishnin me termoizolues me qe ishte pune kaq siperfaqesore.Tani do te duhet t'i nderojne,se t'i fusin me thelle as qe behet fjale dhe do te duhet te riasfaltojne rrugen nga e para.Pra dyfishi i shpenzimeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?