Lojtaret e Kukesit pas nje goli ndaj Partizanit sot

Kukësi shkatërron Partizanin, Flamurtari fiton në Lushnjë

14 Prill 2018, 18:58| Përditesimi: 14 Prill 2018, 19:00

  • Share

Partizani ka regjistruar humbjen e dytë më të thellë këtë sezon. Pas humbjes 6-0 në Gjirokastër, të kuqtë janë mposhtur sot në Kukës me rezultatin 4-0. Një humbje që u jep fund shpresave për vendin e dytë, pasi Kukësi “arratiset” me 9 pikë, kur mbeten edhe 7 javë kampionat.

Sidrit Guri ishte protagonist i takimit në Kukës, teksa ka shënuar 3 gola, të parin, të tretin dhe katërtin, i fundit një perlë e vërtetë. Pjesa e parë ka përfunduar 3-0, me Partizanin që është shthurur totalisht.

Guri merr edhe kryesimin e shënuesve më të mirë me 16 gola, 3 më shumë se Soue i Skënderbeut, që do të zbresë në fushë në orën 19:00, ku Skënderbeu pret Kamzën.

Luftëtari ka marrë një fitore mjaft të vyer përballë një rivali direkt si Laçi. Gjirokastritët kanë fituar 2-1 në shtëpi ndaj kurbinasve, duke u marrë vendin e katërt dhe tashmë janë vetëm 1 pikë larg Partizanit të vendit të tretë.

Bregu dhe Shkurtaj ishin shënuesit e golave për Luftëtarin, ndërsa Sefgjini ngushtoi diferencën për miqtë në mesin e pjesës së dytë. Githsesi, gara për Europën nuk ka mbaruar për këto dy skuadra.

Një fitore me rëndësi ka marrë edhe Flamurtari, që rikthehet të suksesi pas 7 ndeshjeve. Vlonjatët fituan 2-0 në Lushnjë dhe largojnë rrezikun e rënies nga kategoria, madje kanë shpresa për një vend në Europë.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?