Dzaria gjate nje aksioni

Kukësi shkruan historinë në Champions, kalon në turin e dytë

17 Korrik 2018, 19:59| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 22:17

  • Share

Ka vuajtur shumë në të dyja ndeshjet, por Kukësi vazhdon të shkruajë historinë në Europë. Verilindorët kanë barazuar 1-1 në Maltë ndaj Valletta-s dhe kalojnë turin e parë eliminator të Champions League.

Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim pa gola. Sot, pas një pjese të parë pa gola, ishin vendasit ata që shënuan të parët në minutën e 67-të. Megjithatë, Kukësi besoi dhe në minutën e 84-t barazoi me anë të gjeorgjianit Dzaria.

Më pas nënkampionët e Shqipërisë e kanë mbrojtur fort barazimin dhe shkojnë në turin e dytë, teksa me shumë mundësi do të ndeshen me Qarabag, ku bën pjesë edhe Ansi Agolli.


Rezultati Valletta-Kukesi 1-1

Komento

Komente

  • Kafsha: 17/07/2018 21:10

    Histori leshi, mezi i bëri një gol ekipit të Maltës.Turp! Tani qe do ndeshet me Olimian Ljubljanës ose me Qarbak—un, do iki për lesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?