Kukësi-Skënderbeu mbyllet pa gola! Ja verdiktet e Superligës

24 Korrik 2020, 23:02| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 23:03

  • Share

Pa gola është mbyllur ndeshja e fundit e javës së 35-të të Superligës mes Kukësit dhe Skënderbeut. Dueli i luajtur në Elbasan Arena ka qenë ndeshja e rasteve të humbura por edhe sfida e dy portierëve që bënë pritje vendimtare.

Kukësi mban vendin e dytë me 63 pikë por sheh nga pas kërcënimin e Lacit që është vetëm dy pikë pas ndërsa Skënderbeu mbetet në vend të pestë. Verdiktet janë dhënë për këtë sezon me Tiranën kampione, Teutën dhe Laçin në Evropë. Partizani mbetet jashtë kompeticioneve evropiane ndërsa Vllaznia duhet të luajë ndeshje shtesë për të qëndruar në Superligë. Luftëtari dhe Flamurtari kishin renë prej kohësh ndërsa ngjiten në Superligë Apolonia dhe Kastrioti./Përgatiti Andi Kapxhiu

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 25/07/2020 14:54

    Flamurtari ka rene nga kategoria Eshte lajm jo se n Vlore nuk ka zemer ,lojtare apo cilësi futbolli eshte keqmenaxhimi i mafies se futbollit nga Idrizi se bashku me urrejtjen e Armand Dukës si parazitit me i madh ne trojet shqiptare. Eshte Flamurtari i Vlorës qe e shkruajti historinë e futbollit shqiptar me ar . Gjithsesi perseri atje ku ka qenë do veje. Serisht..ne fronin e futbollit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?