Monika Kryemadhi

Kukullat e kurdisura të ekraneve dhe fenomeni Kryemadhi

11 Shtator 2020, 16:15| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 16:16

  • Share

U desh një koment normal, i një të ftuari përballë Monika Kryemadhit, duke i kujtuar pabesueshmërinë e LSI në luftën kundër korrupsionit, që kjo e fundit të destabilizohej. Për gati dy minuta, Kryemadhi shpërtheu ndaj një pedagogu të ri, Besart Kadia, e alarmuar dhe në panik, thua e kishin kapur ndërkohë duke vjedhur.

U përpoq të gjente ndonjë lidhje korruptive për të, përmendi një oligark pa emër, pastaj e la fare dhe ju kthye “zonjës Eni”, që nuk kishin rënë dakord për pyetje të tilla para se të fillonte emisioni…

Skena e Kryemadhit është një indikator që tregon se çfarë teatri propagandistik prodhon çmenduria e debateve tona politike, të sinkronizuara me politikanë, që të mos i ngacmojë askush dhe që të helmatisin opinionin publik me broçkulla.

Besart Kadia, që u bë shkak i destabilizimit të Kryemadhit, është një pedagog i ri, i afërt me PD-në, që ka një zyrë të tij konsulence. Përfytyroni që Kryemadhi të përballet me dikë që nuk ka ndonjë frymëzim opozitar, por thjesht bezdi nga LSI.

Edhe për atë, ajo në të qindtën e sekondës, u përpoq ta baltoste, duke i thënë se punon për një oligark.

Tani ikni një moment nga emrat realë dhe kthejuni Shqipërisë normale, një brezi të ri që rritet në Shqipëri, pavarësisht politikës, një brezi që ndoshta i ka vajtur në majë të hundës edhe nga Edi Rama, dhe shikon alternativën e tij në ekran.

Së pari, është një fyerje e rëndë për çdo njeri me nivel nën mesatar në Shqipëri, t’i imponosh çdo mbrëmje një alternativë të tillë banale, mediokre, agresive, me llogjikë të degraduar banditeske, me një fjalor i cili duket qartë se ka mbirë në një tokë që nuk vaditet më nga llogjika.

Të mjafton agresiviteti i saj, i cili duket se buron nga ankthi i shterimit të ideve, për t’u ndjerë i kërcënuar edhe kur fle gjumë, pasi të del në endërr.

Së dyti, është një krim i medies televizive të kapur në Shqipëri, që duke përdorur kukulla të kurdisura të tipit Eni, tentojnë t’i përfillin këto antivlera të politikës shqiptare, duke i përfshirë dhe në debate.

Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.

Së treti, prezenca publike e personazheve të tilla në ekrane, zbuloi dje dhe kompromiset e ndyra të medias televizive, që bën pazar paraprak me këto personazhe që askush të mos i prekë, përkundrazi t’u japë lirinë të ushtrojnë terror mbi shoqërinë.

Shpërthimi i Kryemadhit ndaj “zonjës Eni”, që kishte rënë dakord para emisionit për të mos pasur pyetje lidhur me korrupsionin e LSI, tregon gjithçka që na gatuhet për darkë nga debatet televizive.

Tregon po ashtu dhe arsyen pse në këtë vend shpresa për ndryshim në mënyrë paradoksale, vritet më shumë nga opozita, se sa nga qeveria.

Vritet se këtu të terrorizojnë më shumë ata që duan të rikthehen, se sa ata që duhet të ikin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 11/09/2020 19:15

    Z. Baze! Medjat bejne shume mire qe i ftojne keta fytyra se duke i nxjere para publikut Ata diskretitohen me shume dhe rezultati ne diten e votimit do jete 0 vota per ta.I lutem te gjitha medjave a keni mundesi qe keta fytyra ti ftoni per dite.

    Përgjigju
  • LORA: 11/09/2020 19:02

    E rendesishme eshte qe ekranet ( me kukulla ,fenomene,gjarperinj,,,etj) nuk kane peshe ne gjykimin dhe zgjedhjen e shumices se cilesuar te njerzve .Por ekranet jane pafundesisht ngulmuese te krijojne alibine se jane influente tek publiku.Rreth kesaj alibie do te vertiten edhe pergjate fushates se zgjedhjeve 2021,,,derisa te marrin shuplaken e merituar nga Sovrani. Pas ketyre zgjedhjeve mund te shpresohet per lindje mediash me kembe ne toke dhe me respektin e duhur per njerzit.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 11/09/2020 18:50

    mos ma shani monen, nuk e shikoni sa e mire eshte bere. Ka kohe qe nuk ja var me likes kjo. Vota ime eshte per monen e asnje tjeter. Sic ndertoi pallatet lart e me lart, ashtu do e coj dhe shqiperine

    Përgjigju
  • Pelioni: 11/09/2020 18:17

    Mona kukull,jo s'ka mundësi ,Mona është dordolec që vihet në mes të kopshtit,për të trembur gallofët,që të mos hanë kopshtin,ndërsa Eni e ka thirrë në emision për të prishur syrin e keq,si fillim sezoni. Sa për atë të korrupsionit,Mona i ka të dyja,bash të dy me liken janë jo vetëm koka e korrupsionit dhe krimit të organizuar,por dhe koka e shtëpisë publike "LSI"shpk.

    Përgjigju
  • Haha: 11/09/2020 16:33

    Monika Kryemadhi e virgjer sa nje pronare(pristitute) shtepie publike

    Përgjigju
  • E vertete: 11/09/2020 16:29

    Mona kalon ne ekstaze... kur fut lopatat e kanoes mes kembeve ne vend te kaloje ne orgazem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?