Kulaç i mbushur me djath nga zonja Vjollca

18 Shkurt 2021, 10:48| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 10:49

  • Share

Kulaç i mbushur me djath

Përbërësit:

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji maja e thatë

1 gotë qumësht ( I ngrohtë)

1 vezë

2 lugë gjelle vaj

300 gr miell ( 2.5 gota)

1 lugë kafe kripë

Mbushja

100 gr djath i bardhë

100 gr djath i verdhë

1 e verdhë veze për lyerjen e kulaçit 

Përgatitja:

Në një tas vendosim 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë caji maja të thatë, 1 gotë qumësht të ngrohtë, 1 vezë dhe 2 lugë gjelle vaj. Të gjithë këto përbërës I përziejmë duke shtuar në të pak nga pak 300 gr miell. I përziejmë me një lugë druri duke shtuar në fund 1 lugë kafe kripë. Na formohet një brum I butë që ngjit. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta deri sa brumi të dyfishohet. Ndërkohë bashkojmë 2 djathrat atë të verdhën me djathin e bardhë në një tas të vetëm. Largojmë 1 grusht mënjëanë dhe pjesën tjetër e ngjeshim duke formuar një top pra një sferë.Pasi të kalojnë 30-40 minutat e brumit e largojmë nga tasi dhe spërkatim tavolinën me pak miell mbi të vendosim brumin përsëri e pudrosim me miell dhe e punojmë lehtë duke mos e ngjeshur me grushta vec me majat e gishtave. Fromojmë një top dhe e hapim me pëllëmbën e dorës në madhësinë e një pice të vogël. Vendosim në qëndër sferën me djath dhe e mbulojmë sferën duke kapur pjesët anësore të tij dhe I bashkojmë mirë burmin mbi sferën e djathit, e bashkojmë mirë burmin e më pas fillojmë me shuplakën e dorës të ngjeshim duke I dhënë formën rrumbullake kulacit të mbushur em djath. E hapim me majat e gishtave herë herë me pëllmbët e të dy duarve sa një picë mesatare. Shtojmë në tepsi një letër pjekje vendosim mbi të kulacin e lyejmë sipërfaqen e tij me të verdhë veze dhe përsëri spërkatim me djath. E vendsiom në furrën e parangohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?