Anëtari i grupimit Për PD-në, Edvin Kulluri

Politikë

Kulluri i drejton dy pyetje Bashës: Pse Berisha ndërroi mendje për të qenë aktiv në politikë? Çfarë mendon për shprehjen e Metës 'faqja zezë atyre që dogjën mandatet'?

12 Qershor 2021, 09:15| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 15:19

  • Share

Anëtari i grupimit 'Për PD-në', Edvin Kulluri i ka drejtuar sot dy pyetje Lulzim Bashës. Në Facebook, Kulluri kërkon nga Basha një përgjigje se pse Sali Berisha ndërroi mendje për të qenë aktiv në politikë. Po ashtu ai e pyet atë edhe për deklaratën e djeshme të Metës, i cili iu drejtua opozitës që dogjën mandatet duke thënë 'faqja e zezë e atyre'.

"Lulzim Basha duhet të përgjigjet për 2 çështje: 1) pse Berisha ndërroi mendje për të qenë aktiv në politikë 2) çfarë mendon për shprehjen e Metës 'faqja e zezë e atyre që dogjë n mandatet'", shkruan Kulluri!

Kujtojmë se sot Partia Demokratike është në heshtje zgjedhore, ndërsa ditën e nesërme 75 mijë anëtarë demokratë do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur mes Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli se kush do e drejtojë partinë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?