Kulluri në Report TV: Opozita shiti Kodin Zgjedhor në tavolinë, Basha ka dështuar! Meta i detyruar të zbresë në betejë (VIDEO)

16 Tetor 2020, 17:05| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta ishte i detyruar të zbriste në arenën politike për tu përballur me kryeministrin Rama pasi Lulzim Basha ka dështuar në rolin e tij për të krijuar alternativë politike, thotë  Edvin Kulluri, ish anëtari I Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike gjatë një interviste për Report Tv. Për Kullurin zhveshja e kreut të shtetit nga funksioni i tij dhe marrja e një roli që e bën të duket kryetar partie, është moralisht dhe politikisht i drejtë.

Presidenti nuk është komod në këtë betejë nga pikëpamja formale, kushtetuese e ligjore, por është i detyruar të zbresë në betejë për shkak se nuk ka opozitë. Kjo sjellje frontale në përballje me mazhorancën, moralisht dhe politikisht është e drejtë, nga pikëpamja kushtetuese kuptohet që çalon”, tha Kulluri.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka çuar qëllimisht në dështim aksionet opozitare, ai  shitur Kodin Zgjedhor në tavolinë, thotë Kolluri.

Opozita e shiti kodin zgjedhor në tavolinë pas një beteje epike me një dëm në kurriz të saj, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. jo vetëm që nuk sollën hapje të listave, por hoqën edhe koalicionet që ishin në interes të opozitës. Basha ka dështuar totalisht në aksionin e tij politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Kulluri.

Opozita, për kritikun e Bashës nuk është e bashkuar, ashtu siç pretendohet. Ajo do të shkojë e ndarë në zgjedhje, ku një pjesë e aleatëve mund të bashkohen me zërat kritikë të Partisë demokratike, tashmë të larguar prej saj.

VIDEO/Intervista e plotë

Komento

Komente

  • O tej: 16/10/2020 17:49

    Basha ka pjerdhur Meta eshte dhjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?