Kulluri në Report Tv: Basha u zgjodh në krye të PD me vota të vjedhura! Gazetari: Nuk shoh mundësi tjetër përveç Bashës

3 Dhjetor 2021, 18:13| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 18:37

  • Share

TIRANË- Teksa ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së edhe pse kjo parti nuk ka hapur proces zgjedhor, Edvin Kulluri tha në Report Tv se votëbesimi që iu bë Bashës në korrik të 2021 ishte i manipuluar.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Kulluri tha se Basha vodhi votat për tu rizgjedhur në krye të PD, por sipas tij shumica e delegatëve kanë kuptuar se partia është e humbur me një lider të tillë.

Vetë Kulluri edhe pse përkrah kuvendin e thirrur nga delegatët e anëtarësisë më 11 dhjetor, thotë se nuk do marrë pjesë nëse nuk merr një ftesë.

“Basha është zgjedhur në kushte të manipulimit votave. Janë 28 mijë anëtarë që u është hequr e drejta votimit, është thënë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së. Personi i parë kam qenë unë që s’kam qenë delegat. Mjafton për të kuptuar sa qesharak ishte procesi. Grupimi për PD ka bërë deklaratë dhe nuk e njeh procesin e zgjedhjes së Bashës. Kryesia e PD nuk është e zgjedhur është e emëruar. Nga Basha? Po patjetër. Në kryesi nuk ka pasur dy alternativa, ka pasur vetëm një. Kjo vetëm PD nuk është, parti e vlerave, e zgjedhjes së lirë nuk është.

Ketë nuk e di, nuk jam pjesë e ekipit që po organizon kuvendi. Nuk kam ftesë, nëse do kemi do shkoj dhe do flas. Kuvendi duhet të ketë axhendë. Nuk ka një axhendë të veçantë. Nuk ka një rend dite dhe çfarë do prodhojë”, tha Kulluri në Report Tv.

Gazetari Everst Dedaj thotë se nuk sheh asnjë mundësi tjetër më të mirë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike. 

“PD i ka gjitha resurset për tu kthyer në pushtet. Ajo çfarë po prodhohet sot në PD nuk jep shpresë për ndryshim. Edhe procesi i foltores. Janë premtime që datojnë që nga viti 2008. Është një proces që nuk po prodhon asgjë të re. Nuk sjell proces ndryshe, e marrim të mirëqenë se do shkarkohet Basha, unë nuk shoh një mundësi të re. Janë personazhe që kanë krijuar garë në 2013, kanë mbështetur garën në 2017 kanë mbështetur edhe në heshtje garën e 2021”, tha Dedaj.

Kulluri u ndal edhe në propozimet e tij se si mund të ringrihet Partia Demokratike, por edhe përse duhet ta votojnë delegatët atë si kryetar të partisë.  

“Së pari mendoj që kandidatura ime për atë që përfaqësoj si individ dhe frymë është e vetmja kandidaturë politike, kur them politike njerëzit për parime dhe principe duhet të si shkojnë deri në fund. Mendoj që në datën 11 dhjetor por edhe ata që do jenë më 18, në atë sallë do ketë mbi 50 plus 1 % e delegatëve që do bien dakord për të dalë nga kriza. Ka një palë që do mbështesë Berishën, por ka edhe një palë tjetër që do miratojnë qëndrimet e qarta politike që kam mbajtur në këto vite. PD duhet reformuar, forcimi i PD duhet të jetë parmi kryesor. PD duhet të arrë drejtim të qartë konservator, modern. Në na duhet një e djathtë që të kthejë sytë nga ekonomia shqiptare”, tha Kulluri.

Lidhur me Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor, gazetarja Danjela Maloku tha se janë mbledhur 1500 firmat e nevojshme, duke llogaritur vetëm delegatët që janë identifikuar me emër dhe mbiemër.

“Situata ku ndodhet PD vjen disa muaj pasi Basha u rikonfirmua në PD për herë të tretë ehe pse ky sapo kishte dalë nga humbjet. Më 17 korrik kur u mblodh Kuvendi Kombëtar PD iu nënshtrua një analizë zgjedhjeve, por harroi të drejtohej nga vetja për të kuptuar gabimet e brendshme. Kjo ndarje po nxjerr gabimet e brendshme në PD. Sot në PD kemi dy kampe që luftojnë kundër njëri-tjetrit, një nga Basha që bën betejën nga selia, nga ana tjetër foltoret e Berishës që synojnë një kuvend të mbledhur nga anëtarësia blu. Sot është arritur edhe numri i firmave të nevojshme për të mbledhur kuvendin nëpërmjet delegatëve. Degët të cilat deri më tani kanë publikuar emrat, kanë konfirmuar diçka deri tek 1500 firmat që kanë dalë publikisht me emër dhe mbiemër”, tha Maloku.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?