Kulluri në 'Studio Live': Basha asnjë shans që të fitojë në 6 mars! As Berisha, edhe nëse bashkohet me LSI! Në PD s'ka nevojë të legalizohet hashashi se të gjithë janë halucinantë

25 Janar 2022, 17:59| Përditesimi: 25 Janar 2022, 20:46

  • Share

TIRANË- Në zgjedhjet e 6 marsit, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri thotë se PD-ja nuk ka asnjë shans që të marrë asnjë bashki, edhe sikur të ketë një kandidat të përbashkët mes grupimit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Madje, për të shanset janë shumë të pakta edhe në rast se do të ketë një bashkim me Komisionit të Rithemelimit dhe LSI. Në studion e Report Tv, në emisionin 'Studio Live' të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Kulluri tha se në të dyja kampet e PD-së është shumë e paqartë dhe kaotike mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.

"Të dyja palët nuk kanë asnjë shans që të marrin asnjë bashki, as Shkodrën, edhe nëse bashkë me grupin e Rithemelimit do të dalin me një kandidaturë, kaos total që nuk prodhon asnjë. Mundësi të ulët nëse bashkohet Berisha dhe LSI, Basha dhe Berisha, e dimë që dhe kur ishin bashkë nuk i fituan zgjedhjet, humbëm zgjedhjet në Dibër, që është bastion i djathtë. Përzgjedhja e kandidaturave është i paqartë siç ndodh me Bashën, për Komisionin e Rithemelimit flitet për primare, por nuk shoh që po bëhet një punë konkrete, se kur je i ndarë dhe humbës, besimi në elektoral bie, është luftë për vendin e dytë, të dyja palët mohojnë njëra tjetrën, PD ka ulje-ngritje ku mungon përfaqësimi. Opozita nuk fiton zgjedhjet, mund të ketë një teori që të fitohet Shkodra, po shumë të pakta", tha Kulluri.  

Kulluri thotë se zgjedhjet e 6 marsit do të tregojnë se Lulzim Basha është pakicë në Partinë Demokratike. Si një njeri që e njeh shumë mirë Bashën, ai e thotë me bindje se PD-ja nën drejtimin e tij do të gjejë sërish justifikime për të mos pranuar humbjen në këto zgjedhje, e këtë e thotë edhe më batutë tragjikomike siç ai vetë e cilësoi.

"Këto zgjedhje do të tregojnë që Basha është pakicë në parti, vajta 46 vjeç dhe njeri si Basha nuk kam njohur, që gënjen dhe vetën tij, ajo që është e qartë është se Basha është pakicë në PD, që do sqarojë çdo lloj marrëzie dhe se unë do të vazhdojë luftën time, ajo që janë pas atij, flasin në kushtet e marrëzisë politike, në PD nuk ka nevojë që të legalizohet hashashi se janë halucinantë, pjesa tjetër janë bashkëfajtor", tha Kulluri në Report Tv, i cili zgjidhjen e krizës në parti e sheh vetëm te zgjedhjet.  

Në një kohë kur flitet për një bashkëpunim të grupit të Berishës dhe LSI-së, Kulluri e sheh si të panevojshëm, ashtu sikurse e cilëson edhe absurd faktin që Meta mund të marrë drejtimin e opozitës, pasi t'i përfundojë mandati i presidentit.

"E panevojshme, para se të bëhen këto koalicione, ne nuk kemi një PD,janë 3 palë, një fanatik të Bashës, një grup të Berishës, dhe një tjetër që nuk do asnjërin. Opozita të drejtohet nga Meta? Nëse do kishim një popull socialist të ndarë në dysh, ai do të drejtonte opozitën, populli i djathtë është i djathtë, ne nuk kemi lidhje me idenë socialiste të drejtimit të qeverisë", tha ai.

Nga ana tjetër, nëse situata përshkruhet kaotike në PD, nuk është e njëjtë në kampin socialit. Deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi në zonën e Dibrës thotë se socialistët në këto zgjedhje futen për t'i fituar të gjitha Bashkitë.

"Në hyjmë në garë për të fituar të 6 bashkitë, ne hymë me program dhe qasje të qartë, janë zgjedhje vetëm për një vit, dhe pastaj ai do të presë nëse do të rikonfirmohet, ka një farë koncentrimi në program se çfarë mund të bëjë për vitin e ardhshëm', përfundoi Krashi.

*Përgatiti për web gazetarja Brunilda Kazani 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 26/01/2022 03:22

    Urraaa....me ne fund Kulluri e paska kuptu qe tek Pd-ja Lulit dhe Pd-ja Sales jane te gjithe halucinante,edhe pa pi gje.E ke vertetu shume vone o Kullur,ndoshta te ka dale malli edhe ty, je ftilluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?