Politikë

Kulluri për Report TV: Në Kuvendin e fundit të Bashës, një person i vetëm votoi 500 herë! Aryesja pse ai nuk i mbledh dot delegatët në 18 dhjetor

26 Nëntor 2021, 19:57| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 20:08

  • Share

TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, tha se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, pasi ky i fundit është vetë kryetar jolegjitim.

Kulluri tha se Basha nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike. Ai befasoi jo pak kur deklaroi në Report TV se në Kuvendin e fundit të thirrur nga Basha, një person i vetëm ka votuar 500 herë.

“Unë prej 5 muajsh me anëtarët eGrupimit për PD nuk e kemi njohur zgjedhjen e kreut të PD që u organizuan nga Lulzim Basha. Keshtuqë Kuvendi që po thërret ai është i thirrur nga institucione jolegjitime. Vetëm në mbledhjen e fundit të Kuvendi Kombëtar vetëm një person ka hedhur 500 vota në kuti, ku pjesëmarrja ishte 1500. Pra ishte një Kuvend i falsifikuar” – tha Kulluri për ‘Kontrast’ në Report TV.

Për Edvin Kullurin, Kuvendi i 11 Dhjetorit do t’i hapë rrugë reformimit të thellë të Partisë Demokratike. Ai deklaroi se Lulzim Basha nuk i mbledh dot delegatët në 18 dhjetor.

“Ne kemi një kryetar që s’ka marrë më shumë se 25% të votave të anëtarësisë. Kur në Kuvendin e korrikut nuk mblodhi dot më shumë se 1200 delegatë, imagjinoni tani që baza nukështë me të. Personalisht do të shkoja te Kuvendi i 11 dhjetorit, por nuk kam një ftesë. Por me sa i njoh unë njerëzit që po merren me organizimin e Kuvendit janë njerëz seriozë” – tha Kulluri në Report TV.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?