Ish kryeministri, Sali Berisha

Kulturën e linçimit ia lini Saliut

7 Qershor 2023, 10:09| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 10:10

  • Share

Një nga metodat më të poshtra dhe të papranuara për mua, është kultura e linçimit, e sharjes, e polarizimit ekstrem në mik (i yni) dhe armik (ai që s'mendon si ne). Kulturë e trashëguar nga enverizmi, si luftë e klasave, dhe e vijuar në demokraci nga një berishizëm, në dukje më i emancipuar, por, në thelb, po aq i rrezikshëm në ndasinë mes njerëzve, për shkak të tifozllikut, dhe jo të ideve dhe bindjeve. Idetë qëndrojnë përtej njerëzve, militantizmi lidhet me emrat konkretë.

Kjo marrëzi që zgjat përafërsisht prej dy vitesh në PD mishëron më së miri kulturën e trashëguar nga enverizmi dhe nxori edhe një herë zbuluar, meqenëse në 2005 menduam se ishte moderuar dhe e kishte tejkaluar vetveten në këtë drejtim, fytyrën e vërtetë të atij që i rritur mes bijëve të bllokut nuk mund të ishte ndryshe prej tyre. Përballë kësaj kulture, do të sjell në vëmendje Enkelejd Alibeajn, i dorëhequr tashmë nga drejtimi i komanduar i PD-së.

Duke qenë se, përveçse në televizor, që është dëshmi e të gjithëve, si nuk e dëgjova një herë atë njeri të shante, të linçonte apo të sulmonte me të njëjtën mënyrë dhe monedhë ata që përgjatë gjithë kohës nuk linin gjë pa thënë ndaj tij?! Edhe kur e "provokoje" për ndonjë, e kalonte me buzëqeshje, por duke mos artikuluar asnjë sulm, linçim apo sharje. E çuditshme.

E njëjta gjë edhe me L. Bashën, për të cilin nuk kanë lënë gjë pa thënë (të them të drejtën, i fortë është që vijon ende me gjithë atë baltosje). Si nuk artikulon asnjë akuzë apo sharje, e kam për bisedat private, ndaj atyre që paturpësisht mëngjes e mbrëmje vetëm shpifin dhe shajnë me libër shpie. Është e qartë që janë dy kultura të ndryshme

Ky reflektim erdhi duke pirë kafen e mëngjesit dhe lexova me titra që qenkan ofenduar disa deputetë të PD nga mbështetës të Lulzim Bashës. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por monopolin e kësaj kulture e ka Saliu në politikë.

Më së miri e dinë këtë D. Vrioni, G. Pollo, T. Shehu etj., të cilët kanë qenë dikur objekte të linçimit nga njerëzit e Berishës korridoreve të PD-së. Pala tjetër bën mirë të ndahet në gjithçka nga berishizmi dhe të krijojë një kulturë dhe narrativë të re. Edhe në drejtim të respektimit ndaj atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?