TIRANE - Kalimi i LSI-së në krah të PS-së, ndryshon raportet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe komisionet e nivelit vendor. Ish kryetarët e KQZ-së, thonë se diçka e tillë do të shkaktojë çoroditje në gjithë strukturën që menaxhon zgjedhjet e qershorit. Sipas Çlirim Gjatës, shumica aktuale shndërrohet në minorancë, duke duke rrezkuar dhe bllokimin.
Por, pas ndryshimit të kursit të LSI-së, çdo gjë kalon në dorë të opozitës. "Automatikisht kemi në 50 përqind të gjithë këtyre komisioneve 4 me 3 për opozitën parlamentare dhe 50 përqind 5 me 2 për opozitën parlamentare. Pra, opozita parlamentare të marrë përgjegjësinë e madhe të 100 përqind të administrimit të procesit zgjedhor.
Në ditën e zgjedhjeve mbaron përgjegjësia e qeverisë dhe këtu fillon qeverisja zgjedhore tani dhe këtë e kanë në dorë partitë mbi bazën e parimit të barazisë politike të palëve deklaron ish kreu i KQZ-së, Çlirim Gjata. Sipas një tjetër ish kryetari të KQZ-së, Kristaq Kume, realiteti i ri është i pandryshueshëm.
Asnjë ndryshim nuk është i mundshëm qoftë në KQZ, qoftë në komisionet e niveleve më të ulta. "Nuk mundet që të ndryshohet anëtari i KQZ-së pa përfunduar mandati i tij. Pas zgjedhjeve të 2009-ës PSD nuk kishte më deputet në Kuvend megjithatë deri në fund vajti përfaqësuesi i saj.
Ndërkohë, Kodi Zgjedhor ka parashikuar që, ndërtimi i Komisionit të Nivelit të Dytë dhe të Tretë të bëhet sipas të njëjtave rregullave, sipas të cilave, ndërtohet KQZ.
Pandryshueshmëria e përfaqësimit politik në KQZ bën që ta bëjë të pamundur edhe ndryshimin e balancave të përfaqësimit në këto komisione", deklaroi ish kreu tjetër i KQZ-së, Kristaq Kume.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)